Vetëm edhe katër ditë kohë për të aplikuar në Bienalen e Arkitekturës 2018

28 Dhjetor, 2018 - 10:30 am

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon Bienalen e Arkitekturës e cila do të mbahet në muajin janar.

Konkursi do të qëndrojë i hapur edhe katër ditë, deri më 31 dhjetor.

Qëllimi i kësaj bienale është nderimi i të gjitha veprave me vlerë arkitektonike në Kosovë objektiva të së cilës janë identifikimi dhe ngritja e vlerave të arkitekturës në Kosovë, rrjetëzimi i komunitetit të arkitektëve dhe themelimi i një tradite e cila do të përsëritet çdo dy vite.

Pjesë e bienales mund të bëhen të gjithë autorët e projekteve të ndërtuara dhe projekteve ideore, të cilat projekte do të konsiderohen si të kompletuara deri më datën 31 dhjetor të këtij viti.

Për të gjithë ata që vendosin të bëhen pjesë e bienales, pagesa për pjesëmarrje është kjo:

Për anëtarët e asociacionit të Kosovës

Projekti i parë 30 euro
Për çdo projekt tjetër -10%

Për anëtarët jashtë asociacionit të arkitektëve të Kosovës

Projekti i parë 60 euro
Për çdo projekt tjetës -10%
(Për aplikimet deri me 30 nëntor -10%)

Ndërsa forma e aplikimit është kjo:
Prezantim i projektit me shkrim 250-1000 fjalë
10 foto të objektit
1 foto reprezentuese që do të përdoret për publikime
2 postera të formatit A2 që do të përdoren për ekspozitë
Prezantim Power Point që do të përdoret në natën finale

Kategoritë e Bienales për të cilat mund të aplikoni janë:

Projekti më i mirë i ndërtesave të banimit
Projekti më i mirë i ndërtesave administrative
Projekti më i mirë i ndërtesave arsimore-edukative
Projekti më i mirë i ndërtesave për art-kulturë
Projekti më i mirë i ndërtesave hotelerike – shërbyese
Projekti më i mirë i ndërtesave industrial
Projekti më i mirë i ndërtesave komerciale
Projekti më i mirë i ndërtesave mjekësore/sociale
Projekti më i mirë i ndërtesave rekreative
Projekti më i mirë i ndërtesave të agrikulturës
Projekti më i mirë urban/peisazhor
Projekti më i mirë i enterierit
Projekti më i mirë i intervenimit ne ndërtesa
Projekti më i mirë i ardhshëm-në zhvillim./ ndertimi.info/ KultPlus.com

Linkun për të plotësuar formularin e aplikimit e gjeni këtu: http://a-a-k.org/forma-e-aplikimit/

Të ngjajshme