Vizatimi “Nisja e Ballonës” e Viktor Hygo shitet për 37 500 euro

18 Qershor, 2020 - 12:30 pm

Një vizatim i pabotuar i Viktor Hygoit, “Nisja e Ballonës”, u shit sot për 37 500 euro në Paris, sa dyfishi i vlerësimit të tij më të lartë (18 000 euro), njoftoi Shtëpia e Ankandeve “Stoheby’s”.

Ky vizatim i bukur nga autori i “Te mjeret”, i cili ka qenë edhe një projektues i talentuar, tregon një tullumbace me një shportë, që ngrihet mbi çatitë dhe këmbanaret e Parisit.

Ai dëshmon për luftën e vitit 1870 dhe periudhën shumë poshtëruese të rrethimit të Parisit nga Prusia.

“Nisja e Ballonës” është një homazh për ballonat e ndërtuara dhe të përdorura gjatë rrethimit, për të komunikuar jashtë qytetit.

Në mesin e atyre 67 ballonave që u ngritën në 1870-1871, ajo e 26 shtatorit 1870 mbarti broshura të shkruara nga Viktor Hygoi, të cilat u hodhën mbi frontin e armikut./ atsh / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme