Vllada Radoviqi, një prej themeluesve të historisë së artit në Kosovë

28 Gusht, 2019 - 6:17 pm

Vlada Radoviqi sot për shumë njerëz në Kosovë është emër i panjohur.

Siç shkruhet edhe në ekspozitën e Agron Mulliqit momentalisht të hapur në kryeqytet, faqja e këtij personazhi në Wikipedia në gjuhën shqipe nuk është përkthyer, edhepse Vlada është guri i themelit të historisë së artit kosovar.

Punim nga Vllada

Vlada ishte akuarelist, i angazhuar fuqishëm në kulturë, i lindur në Pejë në fillim të shekullit XX.

Vlada ishte edhe këngëtar.

Shkolla e parë e artit në Kosovë dikur mbante emrin e tij, por pas vitit 1999 ajo u ndryshua në ‘Odhise Paskali’, shkruan KultPlus.

Vlada diplomoi në shkollën e artit në Beograd ndërsa që nga viti 1948 dha mësim në Shkollën e Artit në Pejë. Portretet dhe peisazhet e tij u ekspozuan jashtëzakonisht shumë në vitet e 40-ta dhe 50-ta të shekullit të kaluar. / KultPlus.com

Nga libri i Hivzi Muharremit për Vlladën

Të ngjajshme