Me 529 pikë sonte Eurovizionin e fiton Izraeli.
Autor: KultPlus
Ermal Meta, shqiptari që e mbylli sonte garën në Eurovizion (VIDEO)
Të fundit që sonte e kanë mbyllur garën në Eurovizion janë shqiptari Ermal Meta dhe kolegu i tij Fabrizio Moro.
Dyshja kanë sjellë një mesazh senzibilizues me anë të këngës “No me avete fatto niente” – e cila para disa muajsh fitoi në Sanremo në Itali.
.@MetaErmal & @FabrizioMoroOff closing tonight's contest with powerful poetic genius. Bravo👏👏 #ESC2018 #AllAboard #ITA pic.twitter.com/K119FUoNC7
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
Ermali kësisoj bëhet i treti shqiptar që sonte ngjitet në të njëjtën skenë dhe pret votat e të gjithë shqiptarëve në diasporë.
https://www.youtube.com/watch?v=81M-mp5t8uM&feature=youtu.be
Me këtë këngë ka përfunduar gara sonte ndërsa më vonë do të nisë edhe votimi kur edhe do të dihet fituesi për këtë vit. / KultPlus.com
Shqiptarja Eleni përfundon performancën në Eurovizion (VIDEO)
Eleni Foureira është e tëra në zjarr.
Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila këtë vit përfaqëson Qipron në Eurovizion sapo e ka përfunduar këngën e saj në skenë.
Ah yeah, ah yeah, ah yeah! @foureira_eleni, just casually setting the #ESC2018 arena ABLAZE🔥🔥🔥#AllAboard #CYP pic.twitter.com/p79PvU2iTW
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
Bashkë me valltaret ajo ka sjellë një atmosferë ‘fuego’ në stilin Beyonce, dhe ia ka arritur me sukses.
Eleni sonte mbetet një prej favoriteve për ta fituar festivalin. Sonte ajo paraqitet në skenë me numrin konkurrues 25. / KultPlus.com
Këngëtarja Surie nuk do të performojë prapë, edhepse u pengua në skenën e Eurovizionit
Surie, këngëtarja e Anglisë sonte në Eurovizion, nuk do të ngjitet në skenë në fund të të gjitha performancave, siç lajmëroi më parë faqja e BBC në Twitter.
Duket se ekipi i këngëtares nuk ka pranuar ta nxjerrë në skenë prapë këngëtaren pasi ajo ka realizuar një performancë fantastike herën e parë, edhepse u pengua për disa sekonda.
Personi po mbahet në Polici momentalisht dhe do të sqarojë e do të ndëshkohet pse pengoi këngëtaren në fjalë. / KultPlus.com
Këngëtarja nga Anglia do të performojë prapë në fund të natës
Surie, këngëtarja e Anglisë sonte në Eurovizion, do të ngjitet në skenë në fund të të gjitha performancave.
Pak minuta më parë asaj një shikues nga audienca ia morri mikrofonin nga dora dhe e la atë pa e kënduar një pjesë të këngës.
Siç konfirmohet, ajo do të këndojë pasi 26 këngët e finales të performohen, në një mundësi tjetër për të dhe performimin pa e penguar. / KultPlus.com
Eugent Bushpepa shkëlqen në performancën e finales së Eurovizionit (VIDEO)
Sapo ka përfunduar performanca e Eugent Bushpepës në finalen e Eurovizionit.
I dymbëdhjeti me radhë, Eugenti ka ndezuar skenën me zërin e tij të fuqishëm dhe performancën e këngës “Mall”.
Në mesin e 26 këngëve mund të dallohet një karizëm prej Gentit, dhe një shpresë për një pozicionim të mirë në fund të kësaj nate kur edhe do të dihet fituesi.
Those notes from @bushpepaeugent never fail to blow us away. He's just taken the roof off the arena here in Lisbon! #ESC2018 #AllAboard #ALB pic.twitter.com/6kMQENYMMv
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
Po e sjellim një pjesë të performancës së tij sonte, në finalen e madhe ku Eugenti shkëlqeu që në sekondin e parë në skenë. / KultPlus.com
Incident në Eurovizion, këngëtares angleze i merret mikrofoni në skenë
Një incident ka ndodhur para pak sekondash në skenën e Eurovizionit.
Përfaqësueses së Anglisë i ka dalë në skenë një prej shikuesve dhe ia rrëmbeu mikrofonin, dhe ajo disa sekonda mbeti pa e kënduar këngën e saj.
Bit of drama at #Eurovision as some bloke runs on and nicks the United Kingdom’s mic mid-performance… pic.twitter.com/CbWXNiysQk
— Mike P Williams 🌹 (@Mike_P_Williams) May 12, 2018
#SuRie before the stage invader! #Eurovison pic.twitter.com/caIYQft2CS
— BBC Eurovision🇬🇧 (@bbceurovision) May 12, 2018
Ajo e ka vazhduar këngën por megjithatë ajo shihej në emocione në pjesën e dytë të këngës.
https://www.youtube.com/watch?v=WD0tdIGHKWw&feature=youtu.be
Ndodhin jo shumë shpesh të tilla raste në Eurovizion por duket se Surie, këngëtarja angleze e ka menaxhuar mirë situatën. / KultPlus.com
Tre shqiptarët parakalojnë në hapjen e Eurovizionit (FOTO)
Kanë parakaluar kësisoj të gjithë këngëtarët që do të këndojnë sonte në Eurovizion.
Mes tyre, edhe tre shqiptarët, me Eugentin që bëri shqiponjën me duar bashkë me ekipin e tij.
Po i bashkangjesim këtu fotografitë e Elenit, Ermalit dhe Eugentit, tre shqiptarët që sonte performojnë për tri shtete të ndryshme në Eurovizion. / KultPlus.com
Kështu mund të votohet Eugent Bushpepa sonte në Eurovizion
Sonte mbahet nata finale e “Eurovision 2018”.
Plot 26 artistë nga shtete të ndryshme do të ngjiten në skenën e “Altice Arena”, në Lisbonë të Portugalisë.
Në mesin e 26 konkurrentëve, tre prej tyre janë shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”, dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.
Këngëtari Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenë i dymbëdhjeti me radhë.
Shqiptarët nga diaspora dhe të gjitha shtete e Evropës që marrinë pjesë në “Eurovision”, mund ta votojnë atë duke dërguar kodin “12”, në numrin përkatës të secilit shtet.
Performanca e tij është vlerësuar lartë edhe nga kritikët e muzikës, me çka ka arritur të sigurojë edhe shumë pikë nga juria, të cilët ashtu si publiku kanë 50 për qind të peshës së rezultatit final.
Mbesa e Dritëro Agollit: A takohemi për një libër?
Nga Ilnisa Agolli
Afërmendsh, nuk i themi dot të gjitha në ditët tona dhe e dimë që jemi nga pak memecë kur mendojmë.
Pastaj mbyllim sytë! A mendojmë? Çfarë mendojmë? Po pse? Afërmendsh, është e njëjta frymë që i përgjigjet vetes dhe asaj ç’jemi në të vërtet dhe e dimë që prapë diçka mungon në netët tona. Gjithmonë netëve, e keni vënë re? Pastaj mezi flemë! Po pse gjithmonë kështu? Duam të themi njëqind gjëra. Duam të flasim. Duam të besojmë. Duam të kuptojmë. Duam të themi vetëm një mirëmengjes dhe një natën e mirë ndonjëherë. Por harrojmë! Pastaj ta kujtojnë spikeret e lajmeve dhe ti e kërcet pa zë dhëmballëve derisa të mundesh ta thërrmosh e ta ta nxjerrësh. Ne duam ta hapim gojën! Askush nuk e di që i gjithë ky proçes është premierë çdo herë. Se është shkolla më e bukur , afërmendsh , aq larg asaj që ke bërë dhe s’ke dashur. Se është përmbledhja më e bukur me tregime, poezi sapo hedh sytë nga rafti dhe hesht. Një rastësi bie nga qielli të paska mbetur dhe një tabletë! Duam të futemi tek ai raft prej druri. Kërcasim gishtat dhe mendojmë dhe një herë. Oh! Paskemi harruar prapë!
Kemi harruar të themi : faleminderit. Por mbase , e ke parasysh qëllon që e meritojmë. Faleminderit o shoku shkrimtar që e kalove jetën si dëshmitar dhe mendove për ne. Faleminderit i dashur Libër! Ti gjithmonë je. Pastaj nxjerrim mishim e dhëmbëve Ne sapo filluam të kuptojmë. Dhe s’do flasim kurrë për këtë gjë, por si lexues të dramës do të presim litarin në tavanin e pikëpyetjeve dhe do gëlltisim shkronjat. Ato nuk e dinë që njerëzit me shumë gjak e shpirt i quajnë TABLETA. Prej kohësh duam të dimë, pse u dashka të duam? Pse e vrasim mendjen ? Pse shajmë? Pse kryeqyteti bie në të njëjtën përsëritje dhe ti je prapë aty, pesë hapa larg prej atij vëzhguezi që nuk kuptove kurrë se është i njëjti spiun. Ai që e di se ç’do bësh këtë javë. Afërmendsh ; të mërkurën në 16 maj. Ai e di mirë. Në orën 11:00, ai e di. I ka thënë dhe shokëve. Të gjithë e dinë! Dhe gruaja e tij. Dikush nuk do të ketë më pyetje… E të mendosh që është stina e parë që në Tiranë vjen panairi i ëndrrave të tua. E të mendosh që është Maj. E të mendosh që vjen pa mure. Me lule. Me diell. Me bisedë. Me shënime. Me poezi.
Arie dhe opera! Me aktivitete e vargje. Me gjuhë franceze. Ruse. Me përkthime të kantautorëve italianë. Me dokumentarë filmik. Me lexime dhe interpretime. Me promovime. Me prezantime fragmentesh nga letërsia gjermane, spanjolle , greke. Me antologji turke! Me konkurse. Me krijime. Me studentë që do të jenë pasardhës të talenteve të letërsisë shqipe dhe pikturës. Me histori. Me histori. Me aktorë. Me gazetarë. Me debate. Me dialog pyetje- përgjigje me median. Me shtëpi botuese. Me shkrimtarë . O Perëndi! Me libra. Kujtime dhe rrëfime. Pa orë. Me ditë dhe netë. Ti vetëm eja. Për të gjitha ka menduar KLIK EKSPO GROUP & Tirana International Fair. Madje dhe për hyrjen. Falas! Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës; Ministrinë e Arsimit , Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë e Tiranës vjen më në fund diçka e madhe me sasi rrokjesh e shkronjash dhe muzë që absolutisht zbret nga qiej hyjnor. Dhe që absolutisht është më konkrete se kaq. Ti e di. Atëherë, si do e lëmë? Takohemi për një libër? Afërmendsh, po. Tek Muzeu Historik Kombëtar. Mos e merr makinën. Është rrugë e bukur! Vec kujdes, aman, mos të të shohë Skenderbeu.
‘Dodona’ bëhet me Këshill të ri Drejtues
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është emëruar Këshilli i ri drejtues i teatrit “Dodona” në Prishtinë.
Sipas njoftimi për media, Këshilli drejtues përbëhet nga dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, regjisorja Hana Qena, regjisori Kushtrim Koliqi, si dhe përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, Bekim Sele. / KultPlus.com
“Anadrinia Jehon 2018” mbledh folkloristët në Denjë të Rahovecit
Për 17 vjet me radhë, në javën e dytë të muajit maj, në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë, në mbrëmjen e së premtes ka filluar Festivalin Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”.
Kjo ka bërë që në Denjë të mblidhen adhuruesit e folklorit nga të gjitha trojet Shqiptare, për të ruajtur dhe kultivuar traditën shqiptare.
Para fillimi të festivalit, nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi, zyrtar tjerë dhe në prani të shumë pjesëmarrëseve u bë përurimi i Amfiteatrit të Festivalit ”Anadrinia Jehon”, i financuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit.
Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Ashtu si edhe shumë vite më parë, po mblidhemi në këtë lëndinë për të shpalosur vlerat më të mira popullore të kombit tonë. Me këtë rast duhet përgëzuar entuziastët e kulturës e traditës tonë popullore për mundin dhe përkushtimin e tyre, si dhe grupet pjesëmarrëse nga të gjitha viset shqiptare. Duke parë këtë entuziazëm, Qeveria komunale e Rahovecit ka ndarë mjete materiale e financiare për krijimin e kushteve sa më të mira për mbarëvajtjen e kësaj feste kombëtare. Mbështetja institucionale është e domosdoshme, ngase festivali Anadrinia jehon është bërë tashmë institucion më vete”, ka thënë Latifi.
“Banorët e kësaj zone duhet të ndjehen krenarë që faktin se me punën e tyre po arrijnë të mbledhin në këtë skenë emra të njohur të kulturës e traditës popullore, vlera të shquara artistike nga krahina e ndryshme shqiptare, duke u bërë një shesh ku shqiptarët marrin e japin dhe ku çmojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin”, ka thënë më tej ai.
Në natën e parë të festivalit kanë performuar: SH.K.A “Anadrini” Dejnë, SH.K.A “Ardhmëria” Gjakovë, SH.K.A “Tingujt e Vendlindjes” Kaçanik, SH.K.A “Muharrem e Xhevat Qena”, SH.K.A “Isa Boletini” Rogovë, SH.K.A “Rahoveci” Rahovec dhe AKV “Zëri i Kosovës”, Fushë Kosovë.
Kurse në natën e dytë do të përformojnë: AKV “Hajvalia” Prishtinë, SH.K.A “Bresana” Dragash, AKV “Dëshmorët e Kombit” Obiliq, SH.K.A “Albana”, Kamenicë, AKV “Mitrovica”, Mitrovicë, Grupi i rapsodëve nga Malisheva, Rapsodët Shefki Salihu dhe Shaban Baksi dhe AKV “Nënë Tereza” Tiranë.
Në natën e tretë do të bëhet edhe përmbyllja e festivalit dhe ndarje e çmimeve do të përformojnë: SH.K.A “Bajram Curri” Krushë e Madhe, SH.K.A “Minatori” Kishnicë, Grupi i Rapsodëve Gjenevë, AKV “Folk Alb” Tiranë, Solistja Hava Bekteshi Hamburg, AKV “Kemajl Azizi” Viti, AKV “Ilirida” Shkup dhe AKV “Emin Duraku” Shkup Mysafir.
Festivali tanimë tradicional, organizohet në përkujdesje të Kryetarit të Komunës, Smaj Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK-së në Rahovec dhe këshillit organizativ të festivalit udhëhequr nga Ervin Hoxha, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport. / KultPlus.com
Rron Pllana, pjesë e festimeve të Ditës së Evropës në Bullgari
Bullgaria për të shënuar Ditën e Evropës ka bërë së bashku talentët e rinj të Bullgarisë duke ndarë edhe çmime për më të mirët.
Në këtë organizim kanë qenë të ftuar edhe fëmijë të talentuar e që vinin nga shtete të tjera të Ballkanit. Pjesë e kësaj mbrëmje ka qenë edhe nxënësi Ron Pllana i cili talentin e tij e ka shfaqur në kitarë.
Me rastin e Ditës së Europës, Ministria e Presidencës së BE-së e Bullgarisë në bashkëpunim me Fondacionin e futbollistit të njohur bullgar Dimitar Berbatov “Dimitar Berbatov Foundation” që përkrahë talentët e rinj, organizoi ndarjen jubilare të çmimeve për talentët më të mirë nga Bullgaria për vitin 2017.
Si talent i ri, Republikën e Kosovës në këtë ngjarje e përfaqësoi Rron Pllana, nxënës i shkollës së muzikës Misbah&Friends, i cili performoi në kitarë veprat “Meadow Minuet” dhe “Vallja e Rugovës”, performimi i të cilit u përcoll me duartrokitje të fuqishme.
Rroni dhe mësimdhënësi i kitarës Kreshnik Berisha u pritën edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje nga Ambasadori Shpend Kallaba. / KultPlus.com
‘Lamtumirë oj syzezja e ime, s’të harroj do t’më jesh në kujtime’ (VIDEO)
E shtuna është gjithmonë nostalgjike, dhe i njëjtë është kujtimi për Muharrem Qenën.
Një artist i kompletuar, Muharremi na la këngë të bukura të cilat duket se i rezistojnë kohës dhe viteve që ikin.
Sot po e kujtojmë artistin Muharrem Qena me këngën “Lamtumirë”, një prej këngëvë më të bukura të bagazhit të tij muzikor.
Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari.
Lamtumirë ti o e bukura vashë
unë do të vet tash o n nij o vend të largët.
Më vjen keq vasho që nuk u pamë
dhe pa m`dhanë besë vashë
na duhet të ndahemi,
por besoj se netët nuk na janë harru
t’përqafum që i kemi kalu.
Lamtumirë oj syzezja e ime
s`të harroj do t`më jesh në kujtime
por besoj se netët nuk na janë harru
t`përqafum që i kemi kalu
Lamtumirë ti o e bukura vashë
unë do të vet tash o nij o vend të largët.
Rita Ora, mahnitëse në fillimin e turneut të saj ‘The Girls Tour’
Rita Ora pas publikimit të këngës “Girls” së bashku më Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX ka filluar turneun e saj me të njëjtin titull.
Ajo mbrëmë ka pasur një performancë mahnitëse në Glasgow, shkruan KultPlus.
Menjëherë pas përfundimit të kësaj mbrëmje ajo u është drejtuar publikut duke ju thënë se ishin të mrekullueshëm dhe ‘faleminderit që kënduat çdo këngë së bashku me mua’.
Për veshjen e këngëtares për natën e parë të turneut të saj është kujdesur Henry Holland, xhaketë për të cilën Rita është shprehur se do e ruajë gjithë jetën dhe që përmban detaje tradicionale skoceze.
Kujtojmë se për turneun e titulluar “Girls Tour” Rita Ora ishte shprehur se ka të bëjë me gratë e pavarura dhe të qenit vetvetja.
Pas koncertit në Glasgow Rita do të vazhdojë tuneun e saj me koncerte në Leeds, Newcastle, Manchester, Birmingham, Londër, Paris, Munich dhe vende të tjera. / KultPlus.com
5 këngët favorite për të fituar sonte në Eurovizion (VIDEO)
Sonte me fillim prej orës 21:00 mbahet finalja e Eurovizionit 2018.
Festivali më i madh i muzikës evropiane që bashkon mbi 40 shtete evropiane, sonte do të ketë një fitues të radhës.
26 këngë sot do të performojë para miliona njerëzve të cilët bashkë me jurinë profesionale, në një rezultat të ndarë 50-50, do të zgjedhin fituesin.
Më së shumti fitore në Eurovizion ndër vite ka Irlanda.
Këto janë pesë këngët të cilat momentalisht janë favorite për të fituar Eurovizionin. Megjithatë, gjithmonë ka pasur befasi dhe ndoshta një befasi e mirë do të ndodhë edhe sonte.
Cilët janë autorët finalistë në Çmimin Kadare 2018?
10 maj shënoi dhe mbylljen e afatit zyrtar të dorëzimit të dorëshkrimeve në konkursin letrar Kadare. 32 vepra në prozë tashmë janë në garë për çmimin e madh të letrave, që ka një vlerë prej 10.000 eurosh i cili akordohet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.
“32 autorë ia kanë besuar këtë vit veprat e tyre këtij konkursi dhe ky është një lajm i mirë, duke patur parasysh që kemi të bëjmë me vepra në dorëshkrim, të pabotuara më parë. Mes konkurrenteve spikasin dhe emra të njohur në letrat shqipe si Virgjil Muçi, Zija Çela, Vera Bekteshi, Gazmend Krasniqi, Bashkim Hoxha, etj, çka do të thotë se në vetëm katër vite ky konkurs është kthyer në një institucion të rëndësishëm për vlerësimin e letërsisë”, thotë Alda Bardhyli, koordinatore e çmimit “Kadare”.
Por në një kohë kur flitet kaq shumë për një mungesë të të rinjve në letrat shqipe, ky konkurs konfirmon të kundërtën. “Ka një rritje të autorëve të rinj që kanë zgjedhur letërsinë si rrugën e tyre dhe në këtë konkurs spikasin të rinj me një stil të konsoliduar, ku dallohet që lidhja e tyre me letërsinë është e hershme. Loer Kume, Alion Caçi, Rudina Cupi, Erjon Papagjoni, Arlind Farizi, Flogerta Krypi, Ada Capi, Sokol Thana, etj janë vetëm disa prej emrave të rinj që i kanë besuar dorëshkrimet e tyre këtij konkursi.”, thotë Bardhyli. Sipas saj, “Konkurset letrare janë dhe një formë e mirë për të parë nivelin e një letërsie. Ndërsa prej vitesh kritika flet për një ikje të autorëve nga tregimi duke u fokusuar më shumë tek proza e gjatë siç është romani apo novelat, ky konkurs na pohon të kundërtën.
Janë disa autorë që kanë zgjedhur të konkurojnë me vëllime me tregime, duke treguar e tregimi shqip do vijojë të ndërtohet nga emra të tjerë që do spikasin në rrugëtimin e tyre në letërsi”. Juria e kryesuar nga shkrimtari Kim Mehmeti, një personalitet i letrave shqipe në Maqedoni, dhe në përbërje të së cilës janë Agim Baci, Genciana Abazaj, Eni Vasili dhe Ledia Dushi, tashmë janë duke shqyrtuar që janë në garë për çmimin e këtij viti. Sipas Bardhylit, juria me një pjesë të veprave është njohur më herët, duke qenë se një pjesë e autorëve i kanë dorëzuar ato që në ditët e para të shpalljes së konkursit.
“Por pavarësisht se një pjesë e veprave kanë ardhur në ditët e para të konkursit, numri i veprave pjesëmarrëse është rritur ndërsa afrohej afati i dorëzimit, dhe vetëm në ditën finale të këtij konkursi janë dorëzuar pesë vepra”. Duke marrë dhe një javë kohë për t’u njohur me veprat juria do të mblidhet pas një jave për të konkluduar me shortlistën e autorëve, që do të garojnë për çmimin e madh, që do të shpallet gjatë Ditëve Letrare të Razmës.
“Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do t’i bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare. Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”,- thotë Bardhyli.
Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare. Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.
Filmi i animuar ‘Man Wanted’ mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë tashmë ka bërë të ditur financimin e projekteve për filma të animuar. Në mesin e tyre është edhe filmi i animuar “Man Wanted”, shkruan KultPlus.
“Man Wanted”, me skenar dhe regji nga Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k, do të mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Këtë e ka bërë të ditur vet regjisorja Irida Zhonga e cila ka shkruar se ndihet krenare për këtë.
“Krenare të ju tregoj se po zgjerohet bashkëpunimi ynë ndërkombëtar për filmin e ardhshëm të animuar “Man Wanted”. Qendra Kinematografike e Shqipërisë i është bashkangjitur projektit tonë krahas Greqisë dhe Estonisë. Nuk do mund të isha më e lumtur. Një falënderim shumë të madh për anëtarët e bordit të Qendrës dhe për vendim e tyre për të financuar “Man Wanted”, kryetarit të qendrës Ilir Butka dhe producentes sime mahnitëse Belina Jano”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.
Qendra Kinematografike e Shqipërisë po ashtu do të mbështesë edhe filmin e animuar “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe, regjia Endrit Beqo, “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku. / KultPlus.com
Poemat e dashurisë
Pablo Neruda, përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti.
Nga çdo gjë që kam parë
Dua të të shikoj vetëm ty
Nga çdo gjë që kam prekur
Mishin tënd dua të prek
E adhuroj buzëqeshjen tënde të portokajtë
Mallëngjehem të të shikoj teksa fle
Çfarë të bëj unë, e dashur, më e dashura?
Unë nuk e si se si duan të tjerët
Ose se si kanë dashur njerëzit në të shkuarën
Unë jetoj, duke të të parë, duke të të dashur
Të jem i dashuruar është natyra ime.
L’est Republicain: Kori Siparantum nga Kosova përplot me befasi
“Kori i Kosovës përplot me befasi” është titulli i artikullit dedikuar Korit Siparantum, nga gazeta franceze L’est Republicain.
Kori Siparantum ka dy vite që është themeluar në Pejë ndërsa në Francë janë duke përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve Botërore “NANCY voix du monde”. Kjo është hera e parë që Kosova paraqitet në këtë festival i cili mbaron nesër, shkruan KultPlus.
Artikulli i publikuar zbulon tri gjërat të cilat sipas tyre çdokush duhet ti dijë për këtë kor. Fillimisht ata flasin për laramaninë e gjeneratave në këtë kor, anëtarët e të cilit janë nga 17 deri në 67 vjeç. Numri i anëtarëve është 50 mirëpo jo të gjithë kanë pasur mundësinë që të vijnë në festival.
Tutje artikulli vazhdon duke treguar se Kori është për herë të parë në Francë dhe kjo është hera e dytë që Siparantum performon jashtë vendit. Artikulli përfundon duke lavdëruar punën e korit dhe sidomos repertorin që ata kanë.
“Në Nancy të martën ata u pritën me duartrokitje të mëdha”, thekson Claude Larose. Presidenti i Croissants d’Or ishte i mahnitur nga repertori i korit Siparantum.
Repertori i Korit Siparantum ka vepra të epokave të ndryshme të gërshetuar në vete, që nga ato tradicionale e deri te ato moderne. / KultPlus.com
Sonte finalja e Eurovizionit, votoni për tre shqiptarët!!!
Sonte finalja – votoni për tre shqiptarët të cilët këndojnë në këtë radhitje
Eugent Bushpepa – 12
Eleni Foureira – 25
Ermal Meta – 26
Mbrëmjen e sotme zbulohet se kush do jetë fituesi i këtij viti i festivalit evropian të këngës që njihet si Eurovizioni.
Shfaqja do të fillojë nga ora 8.00 me orën e Portugalisë, dhe ora 9.00 me orën e Evropës. Janë gjithsej 26 vende që do të performojnë në finalen e madhe të Eurovizionit.
Ndërkohë, një emocion i rrallë pritet të përshkojë mbrëmjen e sotme shqiptarët anë e mbanë botës, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.
I pari nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12-ti në radhë me këngën ‘Mall’.
Pas tij, e 25-ta në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n, ndërsa do të mbyllë dhe garën. Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh.
Këngët e tyre sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dekadave të fundit. Të tre të lindur në Shqipëri, këngëtarët e Eurovizionit të sivjetshëm do këndojnë në tre gjuhë të ndryshme: Eugent Bushpepa në gjuhën amtare për Shqipërinë, Eleni Foureira anglisht për Qipron dhe Ermal Meta në italisht për vendin ku jeton.
Shqiponja me dy koka bashkë me Eugent Bushpepën ka ndezur rrjetet sociale greke, ku sipas tyre është interpretuar si një angazhim për “Shqipërinë e Madhe”. Endrra italiane e Ermal Metes që emigroi 13 vjeç, me nënën dhe vëllezërit e motrat nga Shqipëria në Itali, është përmbushur pas disa sukseseve në tregun muzikor italian, ndërsa kënga kujton viktimat e sulmeve të fundit terroriste në Evropë dhe është një lutje kundër luftës dhe terrorit.
Eugent Bushpepa këngëtari që shfaqi talentin që fëmijë në Rrëshen ku lindi, në intervistat e shumta pas perfomancave në Eurosong ka rrëfyer se ka përfunduar shkollën në Itali. Në fillim ai filloi të studiojë mjekësi, por më vonë u kthye në Shqipëri dhe vijoj karrierën si këngëtar. Ai është vlerësuar duke u krahasuar me grupet nga më të suksesshme të gjinisë dhe vokalit si të tij nga mediat portugeze.
e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga mediat në festival. Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina. Radiotelevizioni shqiptar do ta sjelli natën finale të Eurosong 2018 të transmetuar drejtpërdrejt në platformat televizive, web dhe telefoni celulare.
Lisbona është gati për ngjarjen më të madhe muzikore në Europë e pikërisht për Eurovision Song Kontest. Artistët përfaqësues dhe delegacionet e tyre tashmë janë në duart e organizatorëve të Eurovizionit ku asnjë detaj nuk kalon pa marrë kujdesin e duhur që nga paskuintat e deri tek dritat, audio dhe cilësia e performancës skenike.
Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall” kanë kaluar me suksese provat e para skenike menjëherë pas mbërritjes në Lisbonë duke i tejkaluar pritshmëritë. Shqipëria është kritikuar shumë vitet e mëparshme për versionet anglisht të këngëve të saj ndërkohë që këtë vit çdo fjalë do të jetë në shqip pa humbur origjinalitetin dhe duke plotësuar pritshmëritë e publikut besnik të Eurosongut. I njëjti publik që ka vlerësuar maksimalisht aftësite vokale, zërin, por edhe personalitetin e Eugent Bushpepës. Personaliteti i i cili është vënë në pah edhe nga lirshmëria me të cilën ka realizuar intervistat e shumta me reporterët e Eurovisionit e duke mos hezituar të rrëfejë përvojat e tij dhe dashurinë për muzikën që kur ishte i vogël fare.
“Mendoj se Eurosong është një portë e madhe, një porte gjigande, përmes së cilës mund të përcjellim artin tonë dhe ndoshta publiku mund të prekë dhe të ndjejë emocionet që ne përpiqemi të japim në skenë”, tha Bushpepa.
Për këngëtarin përfaqësues të Shqipërisë, rëndësi të veçantë patën provat gjenerale të datës 07 Maj, një ditë para konkurrimit. Në këtë provë bëhet votimi nga juritë profesioniste të secilit vend, votim i cili, duke i bashkëngjitur edhe votat e publikut në mbrëmjen e transmetimit live, përcaktoi kalimin në finalen e madhe të datës 12 maj. / KultPlus.com
Si e ruajti Gjergj Kastrioti atdhedashurinë?
Nga Gjon KEKA
Është tepër interesante se si prindërit e Gjergj Kastriotit – Gjoni dhe Vojsava e kishin rrënjosur tek fëmijët e tyre atdhedashurinë, mosharresën e vendit ku ata kanë lindur dhe ku kanë paraardhësit e tyre. Kjo bimë e patriotizmit të Kastriotëve që ishte mbjellë në zemrat e brezave rritej vazhdimisht sidomos në zemrën e Gjergj Kastriotit edhe përkundër asaj se ai trupërisht rritej në oborrin e sulltanit pa dëshirën e tij, në brendësinë e tij rritej fara që e kishin mbjellë prindërit e tij.
Kjo u pa posaçërisht me rikthimin e tij në Krujë dhe çlirimin e atdheut të tij nga prangat e pushtuesit turk.
Duhet ditur se kur Gjergj Kastrioti ishte dhënë pa dëshirën e tij si pengë në oborrin e Sulltanit dhe formimi i tij si një Jeniçerë otoman brenda këtij oborri të hekurtë dhe të barbarisë. Siç dihet trupat e quajtuara Jeniçerë (Yeni Çeri) ose trupa të ri të formuara nga Sulltan Orhani i cili rekrutonte sipas nevojës në këto trupa prej moshës tetë vjeçare deri në moshën njezetëvjeçare, më pas nga Sulltanët tjerë pasardhës kryesisht të rekrutuarit ishin femijë të marrur pengë nga fshatrat e të gjitha popujve të Gadishullit Ilirik, por më së shumti brenda këtyre trupave kishte shqiptarë që ishin marrë pengë nga Sulltani. Siç shkruan H.Gstrein në librin e tij , ”Shqipëria”më 1989, këta fëmijë “u morën me forcë nga fshatrat …dhe u mbyllën në kazermë. Ata u rrahën dhe u torturuan derisa ata kishin humbur gjithë kujtesën për prindërit e tyre, të atdheut të tyre, dhe të fesë së tyre. Të gjitha i bënë “skllevër të armëve”, por ata edhe mund të ngjiteshin në zyrat e Sulltanatit ,si dhe të merrnin pozita më të larta.”
Edhe Gjergj Kastrioti ishte rritë në këto Kazerma të Sulltanit, poashtu edhe ndaj tij ishin përdorur të gjitha mjetet për t’ia shlyer nga truri i tij Arbërinë, prindërit, atdhedashurinë dhe farën që i kishin mbjellë Prindërit e tij. Metodat ishin të njëjta për të gjithë nuk kishte dallim edhe pse Gjergj Kastrioti i quajtur më pas Skënder-Bej nga Sulltani sipas Pozitës, por është e qartë se metodat e dhunës në këto kazerma i kishte përjetuar edhe ai në trupin dhe psikikën e tij,në shpirtin e tij.Mirëpo edhe përkundër gjithë kësaj makinerie të egër brenda Kazermës së Sulltanit ku dhunoheshin dhe i bëhej shlyerja e kombit të tyre, identitetit dhe fesë së tyre nga truri dhe zemra ,atij nuk kishte arritë kjo makineri e egër t’ia shlynte nga truri atëdhedashurinë, paraardhësit ,rrënjët e atdheut të tij – fjalët që Prindërit kishin mbjellë në mendjen dhe zemrën e tij. Nga kjo mund të thuhet se Gjergj Kastrioti është rast i vetëm në grushtinë e trupave të Jeniçerëve që nuk arritën t’ia shlyejnë nga truri dhe të ja nxjerrin nga zemra dashurinë për atdheun, identitetin, besimin, vlerat dhe kulturën arbnore si dhe paraardhësit e tij të lashtë. Prandaj Gjergj Kastrioti është shembull se si qielli dhe toka arbnore arriti ta ruaj për vete këtë hyjnor për t’ia këputur zingjirët atdheut të tij dhe për ta bërë atë kryeqendra mbrojtëse europiane ose pika strategjike e kontinentit Europian,sepse për aq kohës sa jetoi e mbrojti tërë Kontinentin e familjes Europiane dhe civilizimin e saj.
Mungon kritika, por a kemi…?
Shkruan: Çapajev Gjokutaj
Mungon kritika, qarje e qëmotshme, gati-gati refren në ligjërimin tonë për letërsinë. Përtej ankimit dhe qarjes, është mbase më konstruktive të diskutojmë shkaqet.
Mungon kritika, po a ekziston leximi? Ka rënë dukshëm, thonë disa, brezi i ri nuk lexon, ku ne e ku këta! Dhe si argument sjellin tirazhet. Atëhere librat e mirë botoheshin në 20 mijë kopje dhe shpesh nuk i gjeje, një pjesë shiteshin nën banak, për miq e të njohur. Ka rënë leximi, po janë shtuar dukshëm titujt, kundërshtojnë disa.
Hajde e gjeje cila është e vërtetë! Si edhe në fusha të tjera mungojnë të dhënat empirike. Diskutojmë me hamendje. Në shkencë ky lloj diskutimi quhet edhe spekullim.
Mirë leximin individual nuk e masim, po pse e kemi aq të mekët leximin publik? Nuk i praktikojnë grupet apo klubet e leximit. Të rralla e tejet formale janë takimet me autorin, leximi prej tij në auditor. Kemi radiot dhe televizione tëshumta, por leximi i letërsisë në to është i munguari i madh. Këto dhe forma të tjera të leximit publik, do nxisnin artikulim publik për këtë apo atë vepër, këtë apo atë shkrimtar.
Mungon kritika, por a ekzistojnë mediumet që e kërkojnë, e nxisin, e gjenerojnë. Bashkë me kritikën mungojnë edhe revistat a gazetat e specializuara. Ashtu siç mungojnë edhe rubrikat serioze në media me emër, gazeta a televizione qofshin.
Mungon kritika, por a ekzistojnë lexuesit e kualifikuar e të artikuluar. Lexues, që seleksionojnë e nxjerrin në pah, qoftë me një reçensë a qoftë edhe me vetëm një referencë, vlerat që hidhen në qarkullim, ndihmojnë të orientohet masa e lexuesve të thjeshtë, e bëjnë më të lehtë ndarjen e drithit nga byku e kashta e botimeve. Me gjasë këta lexues të kualifikuar ekzistojnë, por nuk përqëndrohen aq tek vlerat që krijohen në shqip. Dhe në një farë mase është e kuptueshme. Jetojmë në kihën kur librin e mirë, që bën emër në NY, Londër a Paris mund ta blesh në variant elektronik njëkohësisht njoujorkezin a londinezin.
Mungon kritika, por a ekzistojnë kritikët? Eshtë profesion jo fort i lehtë, kërkon specializim të hollë, erudicion e shije të rafinura. Sa punojmë për t’i përgatutur në kurse universitare e pasuniversitare, ç’institucione shkencore kemi?
Kjo është vetëm njera anë e mungesë a pengesës. Ana institucionale. Por egziston dhe ana etike: jemi vënd i vogël, ndajmë të njëjtat hapsira, jo aq e lehtë të vlerësosh tjetrin, pa u ndruajtur a frenuar.
Mungon kritika, po a kemi letërsi? Eshtë vështirë të përgjigjesh. E sigurt është se kemi një vërshim botimesh të paguar nga vetë autorët, pa kurrfarë seleksionimi, sipas parimit ‘zhgarravit, paguaj e boto’. Mes këtij byku të shumtë nuk është lehtë të gjesh drithin letrar. Mund të humbasë e të përfundojë në sosmë. Për më tepër se fjala, qoftë edhe ajo letrare, nuk ka më peshën e dikurshme, i ka hyrë rendshëm në pjesë imazhi. Edhe spektakli.
E me që është koha e e spektaklit, s’na mbrtet gjëveçse të performojmë qarjet ‘mungon kritika’.
Partia Radikale Serbe dëshiron ta pengojë festivalin ‘Mirëdita, dobar dan!’
Edhe këtë vit do të mbahet ‘Mirëdita Dobar Dan’, festivali që prezanton kulturën e Kosovës në Beograd.
Një festival tanimë tradicional, ‘Mirëdita Dobar Dan’ ka vite që prezanton artistët më të mirë nga Kosova për disa ditë të mbushura kulturë në Beogradin e Serbisë.
Këtë vit, siç raporton N1 në Serbi, SRS – Partia Radikale Serbe, po planifikon ta ndalojë mbajtjen e këtij festivali, nga 30 maji deri me 2 qershor.
“Partia Radikale Serbe është si një zëdhënëse që shpërndanë lajme dhe kësisoj edhe është zëri i shumicës” thotë Bojana Pavlovic, gazetare e KRIK.
Vitin e kaluar festivalin provuan ta ndalonin militantët e organizatës Zavetnici, pasi u lajmërua se në festival do të fliste edhe Atifete Jahjaga.
Ende nuk është bërë i ditur për këtë vit programi i festivalit i cili gjithmonë ka një karizëm dhe një paraqitje dinjitoze në Beograd, gjithmonë me qëllimin më të vogël për provokim politik.
Për mundësinë që Partia Radikale e Serbisë të kërcënojë festivalin, ka reaguar Nisma për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Organizata ka thënë se pret nga Policia të ndërhyjë aty ku ka nevojë dhe se ‘Mirëdita Dobar Dan’ është festival kulturor që asnjëherë nuk përçon mesazhe kërcënuese apo politike në mes të dy vendeve.
KultPlus edhe këtë vit do të jetë pjesë e këtij festivali dhe do t`iu sjellë më të rejat nga Beogradi dhe zhvillimet atje gjatë ditëve kur mbahet festivali. / KultPlus.com