займ на карту онлайн потребительский кредит

Diaspora fillon aktivitetet për 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Nëntor 17, 2018 - 5:00 pm

Kanë filluar aktivitetet në diasporë me rastin e shënim të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Më saktësisht në Dyseldorf të Gjermanisë, ku nikoqirë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore i Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend.

Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqiptare në Gjermani.

Sipas organizatorëve këto janë aktivitetet të cilat i paraprinë festës së Ditës së Pavarësisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Ky është vetëm fillimi i një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtetëror në Republikën e Gjermanisë.

Me këtë rast nikoqiri i ngjarjes e cila u organizua në Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyseldorf, Destani theksoi: “Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.

Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”, ka thënë Destani.

Të ngjajshme