Studentët shqiptarë në Ohio përmes fotografive tregojnë historinë e Kosovës

21 Nëntor, 2019 - 9:40 am

Studentët shqiptarë të Kosovës të cilët studiojnë në Universitetin Verior të Ohios në ShBA (Ohio Northern University), kanë organizuar një ngjarje kulturore me qëllim të promovimit të Kulturës dhe shtetit të Kosovës.

Në kuadër të këtij organizimi në të cilin morën pjesë studentë nga e mbarë bota të cilët studiojnë po ne këtë Universitet, profesorë dhe të tjerë, janë ekspozuar fotografi me ngjarje historike për Kosovën, fotografi me personalitete të shquara kombëtare, kulturore dhe vendet më të bukura të Kosovës të cilat mund të vizitohen nga të huajt, KultPlus.

Në kuadër të ekspozitës me fotografi, të pranishmit janë njoftuar edhe me ngjarjet e luftës në Kosovë si dhe me momentet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe shtetndërtimit të saj.

Gjithashtu të pranishmit kishin mundësi të njoftoheshin dhe të shijonin ushqimin tradicional të Kosovës.

Ngjarja është shoqëruar me këngë dhe vallëzim tradicional shqiptar të Kosovës./koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme