займ на карту онлайн потребительский кредит

Taksisti kosovar në Londër merr dhuratën e ëndrrave për Vit të Ri (VIDEO)

6 Janar, 2020 - 10:28 pm

Një taksist kosovar që jeton në Croydon të Londrës, mbet i “tronditur” kur mori vesh se ka fituar një veturë në vlerë prej mbi 90 mijë funtesh natën e Vitit të Ri.

Lufti Burniki mbet pa fjalë kur iu tha se kishte fituar një veturë Tesla Model S, e cila mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 2.7 sekonda.

44 vjeçarit, që jeton në Broad Green bashkë me gruan dhe dy fëmijët, i janë dhënë edhe 20 mijë funte kesh.

“Ishte ndjenjë e mrekullueshme”, tha ai.

“Paratë do t’i shpenzoj me gruan dhe fëmijët e mi për një pushim shumë larg më 2020 – diku ku s’kemi qenë kurrë më parë”.

Burniki e fitoi këtë çmim mahnitës pasi kishte hyrë në një garë për makinën e ëndrrave BOTB, një kompani kjo me bazë në Fulham e cila nga viti 1999 kur edhe është hapur, ka dhuruar me qindra vetura.

Image

Prezantuesi Christian Williams vizitoi shtëpinë e Burnikit, ku ai ka jetuar në dhjetë vjetët e fundit, të martën e kaluar (31 dhjetor) për t’ia dhënë lajmin e mirë.

Burniki kishte qenë duke i paketuar çantat për të shkuar në Belgjikë që ta presë vitin e ri me te motra e tij.

“U trondita. Nuk e kisha fare idenë, gruaja ime s’më tregoi fare”, 44-vjeçari.

“Po bëhesha gati për pushime kur ra zilja. Mendova se është thjesht postieri apo diçka e ngjashme, por më pas pash Christianin”, shton Lutfiu.

Me prejardhje nga Kosova, Burniki kishte shkuar në Britani të Madhe më shumë se 20 vjet më parë dhe tani jeton me gruan e tij, Valjetën 41 vjeçe, dhe me dy fëmijët, Benin 14 vjeç dhe Yllkën 12 vjeçe.

I zoti i shtëpisë thotë se s’do ta shfrytëzojë veturën e re për shërbime taksie. Ai do të vazhdojë ta shfrytëzojë Volkswagen Sharanin e tij për punë ndërsa Teslan për kënaqësi.

“Jam taksist në Londër dhe doja një veturë të re që është e mirë dhe nuk lëshon shumë gazra, kështu që Tesla është e përkryera”, tha ai.

“Megjithatë, kam vendosur se është veturë shumë e mirë për ta përdorur për taksi prandaj do ta përdori vetëm për vete dhe familjen time, së paku për fillim”.

Shikojeni në video reagimin e Lutfiut kur merr vesh se është fituesi i javës i Tesla Model S. /koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme