‘Toka’ organizon kampin e radhës të ‘Super-Vullnetarëve’ në Han të Elezit

12 Dhjetor, 2018 - 4:30 pm

Organizata “Toka” punon që të rinjtë në Kosovë të zhvillojnë shkathtësi të reja, si dhe përmes vullnetarizmit edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek ta.

ÇKA? Këtë të premte do të filloj kampi i “Super-Vullnetarëve” me 40 të rinj nga Hani i Elezit të cilët do të mbajnë aktivitete të ndryshme edukative në shkollën e mesme “Dardania” në Hanin e Elezit. Ata do të krijojnë shoqëri të reja, do të zhvillojnë shkathtësi të reja si dhe do të bëjnë punë vullnetare duke kontribuar në komunitet.

Më saktësisht, të rinjtë pjesëmarrës në kamp, përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit. Po ashtu këta të rinj do të ndihmojnë komunitetin duke ndërtuar një kënd të leximit dhe shporta nga druri në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit.

Ky kamp përkrahet nga kompania SHARRCEM si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës. /KultPlus.com

Të ngjajshme