займ на карту онлайн потребительский кредит

​“Berlinale” sivjet do të zhvillohet në dy pjesë për shkak të pandemisë

11 Shkurt, 2021 - 6:24 pm

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin ka bërë të ditur sot se 15 filma do të jenë sivjet pjesë e garës e të cilët do të garojnë për çmimet “Top Golden” dhe “Silver Bear”.

Festivali do të mbahet më shumë në formë virtuale për shkak të pandemisë me koronavirus.

Përzgjedhja e filmave përfshinë disa filma nga Franca, Rumania, Hungaria, Meksika, Koreja Jugore, Japonia etj, shkruan AP.

Krah filmave gjermanë, në garë janë edhe primerat botërorë të filmave si “Fabian- Going to the Dogs” nga Dominik Graf, “I’m your man” nga Maria Schrader dhe “Next Door” nga Daniel Bruehl.

Festivali i filmit do të zhvillohet në një formë të riorganizuar për shkak të pandemisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se “Berlinale” që tradicionalisht është festivali i parë evropian në çdo vit të ri, do të ndahet në dy pjesë për shkak të masave anti-COVID.

Një organizim online me jurinë e cila do të zgjedhë fituesit, do të mbahet nga 1-5 mars. Ndërkaq nga 9-20 mars, do të mbahet edicioni special veror përmes të cilit publiku do të ketë mundësinë të shohë fituesit. / KultPlus.com

Të ngjajshme