135 vite nga lindja e dramaturgut Eugene O’Neill

16 Tetor, 2023 - 9:57 am

Sot janë bërë 135 vite nga lindja e dramaturgut, Eugene O’Neill.

Eugene Gladstone O’Neill i lindur në New York më 16 tetor 1888 ishte dramaturg amerikan dhe fitues i katër Çmimimeve Pulitzer për dramë, dhe i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 1936.

Dramat e tij ishin ndër të parat, ku teatri amerikan hyri në realizëm, karakteristikë për shkrimtarët Anton Çehov, Henrik Ibzen dhe August Strindberg.

Dramat e O’Niloit në skenë shkaktuanshumë replika, sidomos, në zhargonin e botës së thjeshtë. Përsonazhet e dramave të tij ishin të margjinalizuarit të cilët luftonin për idealet e tyre, por përfundonin me me dhëmbje dhe të zhgënjyer.

O’Nil e ka shkruar vetëm një komedi të mire e cila është bërë e njohur – „Ah, egërsira“ (Ah, Wilderness!). Më vonë pothuajse në të gjitha dramat e tij ka elemente të tragjedisë dhe pesimizmit vetanak.

Ai vdiq në Boston, më 27 nëntor 1953/KultPlus.com

Të ngjajshme