Publikohen nominimet në “Golden Globes”, Lady Gaga në kategorinë “aktorja më e mirë”

6 Dhjetor, 2018 - 10:46 pm

Janë bërë publike nominimet në “Golden Globes”. Performanca e Lady Gaga-s në filmin “A Star Is Born” e ka drejtuar këngëtaren për t’u nonimuar në kategorinë si “aktorja më e mirë”, në Golden Globes. Ndërsa, në kategorinë “aktori më i mire” është i nominuar Donald Glover.

I nominuar në “Golden Globes” është edhe aktori, Bradley Cooper në kategoritë për “regjisorin më të mirë” dhe “performancën e tij muzikore”. Të nominuar në “Golden Globes” janë edhe Kendrick Lamar dhe SZA në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale në një film”.

Viti 2018 shënon 76 vjetorin e “Golden Globes”, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 6 janar, në Beverly Hills të Kalifornisë. Ndërsa, do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga ora 20:00, në NBC. /KultPlus.com

Lista e nominimeve:
https://variety.com/2018/film/news/golden-globe-nominations-2019-1203082075/

Të ngjajshme