“AJO” i More Raçës edhe në një festival kualifikues për Oscar

1 Tetor, 2018 - 2:25 pm

Filmi “AJO” është nja nga dhjetë filmat e shkurtër të përzgjedhur ne konkurrencë zyrtare në “Alice Nella Citta” seksion paralel i Festa del Cinema di Roma, i cili mbahet ne Romë të Italisë nga 18 deri më 28 Tetor, shkruan KultPlus.

Regjisorja More Raça gjithashtu do te jete pjesë e programit From Short to Feature ku do të prezantoj filmin e saj të metrazhit të gjatë para kompanisë prestigjioze italiane “Leone Film Group”, kompania e familjes se Sergio Leone.
Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raa, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme