Aktorja e Gone Girl, Lisa Banes ka vdekur tragjikisht në moshën 65 vjeçare

15 Qershor, 2021 - 9:56 am

Vdes Lisa Banes, aktorja e njohur për rolin e Marybeth Elliot në “Gone Girl”. Ylli i filmit ka vdekur pasi pësoi dëmtime të rënda kur u godit nga një skuter elektrik më 4 qershor.

Miqtë e ngushtë të Lisa konfirmuan vdekjen e saj të hënën, pasi fatkeqësisht ylli humbi luftën e saj mes një dëmtimi traumatik të trurit dhe nuk ishte në gjendje të shërohej.

Është raportuar se Lisa ishte në rrugën e saj për të takuar gruan e saj Kathryn Kranhol kur ajo u godit nga skuteri elektrik ndërsa po kalonte rrugën në Upper West Side të Manhattan, New York, shkuran The New York Post, transmeton KultPlus.

Shoferi besohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia aktualisht është duke kërkuar pronarin e skuterit elektrik.

Pas vdekjes tragjike të Lisa-s, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut i tha Metro se ende nuk ka arrestime.

Lisa është e njohur më së shumti për rolin e saj të Gone Girl ku ajo luante Marybeth Elliott, nëna e karakterit Rosamund Pike. / KultPlus.com

Të ngjajshme