Aktorja e njohur Dame June Whitfield ka ndërruar jetë

29 Dhjetor, 2018 - 10:26 pm

Dame June Whitfield, e cila luajti në “Terry”, “June” dhe “Absolutely Fabulous”, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Aktorja e njohur po ashtu është shfaqur edhe në katër filma të “Carry On Film”, në serialin popullor “Last of the Summer Wine” dhe “Beggar Thy Neighbor” gjatë karrierës së saj të gjatë.

Ajo mori titullin “Dame” para emrit të saj për ditëlindjen e saj në vitin 2017, si shenjë nderimi ndaj punës së saj në dramë dhe në emisionet argëtuese.

Agjenti i aktores ka treguar se ajo ka vdekur mbrëmjen e kaluar, paqësisht. Shumë miq të saj dhe njohës të kinematografisë kanë shprehur ngushëllimet për aktoren June Whitfield./ KultPlus.com


June Whitfield, a TV star for more than six decades, was made a dame in the 2017 Queen’s birthday honours ( PA )

Të ngjajshme