Aktorja nga Hollywoodi anëtare e jurisë në “Art Without Limit International Film Festival”

21 Nëntor, 2022 - 9:28 am

“Art Without Limit International Film Festival” është duke bërë përgatitjet e fundit rreth organizimit të Festivalit për këtë vit, ku ky edicion do të mbahet nga data 01 – 03 dhjetor 2022 në Kino Armata në Prishtinë.

Në këtë edicion janë përzgjedhur 50 filma të shkurtër, dokumentar, artisik, dhe animacion, të gjithë filma që kanë për temë aftësinë e kufizuar, të cilët filma do të shfaqen për tre ditë radhazi në Kino Armata në Prishtinë.

Filmat të cilët janë pranuar këtë vit vijnë nga regjisor dhe aktorë të suksesshëm në arenën Ndërkombëtare të cilët kanë punuar dhe luajtur në filma dhe seriale të mëdha siç janë; Game of Thrones, Gangs of London, Harry Poter etj. Meqë viti 2022 është shpallur vit i aftësisë së kufizuar nga Qeveria e Kosovës, në programin tre ditor, përveç filmave do të ketë edhe aktivitete të tjera siç janë; Terapi muzikore nga fëmijët me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me shkollat speciale dhe publike të Prishtinës, poashtu do të ketë panele diskutimi me regjisorë dhe autorët vendor dhe të huaj.

Këtë edicion, pjesë e jurisë kryesore janë emra të njohur të kinematografisë amerikane, evropiane, dhe vendore si; Eileen Grubba; aktore nga Hollywoodi e cila është pjesë e kompanive të mëdha filmike me paraqitjet e sajë televizive si; HBO (Kompania e cila e ka realizuar serialin “Game of Thrones”) NETFLIX, CBS, FOX, NBC ku si aktore ka luajtur përkrah aktorëve si Demi Moore, Russel Crowe, Jason Bateman etj. Ajo poashtu është pjesë e serialeve të njohura si; S.W.A.T, “Profecy””Watchmen” “New Amsterdam, Përpos aktores Eilen Grubba, drejtuesit e festivalit si pjesë të jurisë kanë përzgjedhur edhe Delyana Maneva ; skenariste, shkrimtare dhe profesoreshë në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit “Krastjo Sarafow” në Sofje, si skenariste ajo ka realizuar shumë seriale, shfaqje teatrale dhe filma të suksesshëm, ndër ta filmin “Mission in London” Iicili film ka te fituara shumë çmime kinematografike nëpër botë.

Anëtarja tjetër e jurisë është regjisorja nga Gjermania; Linda Gasser, e cila është drejtoreshë e Festivalit të filmit “Arc International Film Festival” në Mainz Gjermani. Si dhe regjisori i mirënjohur shqiptar; Isa Qosja, i cili ka realizuar filma artistik dhe dokumentar me te cilët ka fituar çmime të rëndësishme në Festivale Ndërkombëtare, poashtu është profesor dhe themelues i drejtimit të regjisë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Përpos jurisë kryesore, festivali ka përzgjedhur edhe disa anëtar për juri të kategorive të tjera si; Juria e kategorisë së mediave; Marin Mema, Milot Hasimja, Mirjeta Baraliu, Dardan Selimaj, Kreshnik Berisha – Keka, dhe Edita Doli. Juria e Animacioneve e cila përbëhet nga; Joan Zhonga; nga Greqia, Regjisori i filmave të animuar Rijad Mehmeti – Aktivist i shquar në shoqëri, themelues i projektit “Team Rijad” me UNICEF, Medina Surdulli – Kampione në not, anëtare e Down Syndrome Kosova dhe Juria speciale e cila përbëhet nga; Diana Elizabeth – aktore e njohur nga Hollywoodi, avokuese e personave me aftësi të kufizuar, Suela Lala – drejtoreshë e Organizatës “Së bashku” në Tiranë, anëtare e European Network on Independent Living (ENIL) në Bruksel Fazile Bungu; Drejtoreshë e organizatës së personave me aftësi të kufizuara “HendiFer” Avni Hetemi; Aktivist nga Zvicra.

Ceremonia e hapjes së Festivalit do të mbahet me datën 1 dhjetor 2022 në ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë. Ndërsa ceremonia e mbylljes do të mbahet më 3 dhjetor 2022 në ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ora 19:00 në Kino Armata. Hyrja për publikun është e lirë. / KultPlus.com

Të ngjajshme