Analizë psikologjike e filmit ‘Joker’

10 Janar, 2020 - 8:24 pm

Shkruan Rron Kastrati

Nëpër kinematë e ndryshme të botës shfaqen filma të shumtë dramatik, fantastiko-shkencor, aksion, triller, krim, romancë etj.

Në të gjitha këto filma që nxisin kureshtjen e secilit prej nesh, në çdo sekuencë dhe akt ekziston një shpjegim i ndërlidhur psikologjik, sepse e gjithë jeta jonë dinamike përbëhet nga psikologjia individuale dhe kolegtive që ballafaqohet, përplaset, harmonizohet, revolucionohet nga pikëpamjet e qasjes sistematike të shoqërisë në përgjithësi.

Por tani shumë më thellë se kaq, studiuesit e fushave sociale, psikologjike, sociologjike, filozofike, janë të prirur t’i analizojnë sipas pozicionit të tyre profesional nënkuptimet dhe përmbajtjet konceptuale të filmave, dhe sipas një metode krahasimore që stimulohen dhe nxiten nga teoritë e literaturave të shumta të fushave sociale, janë të gatshëm t’i trajtojnë të gjitha konceptet e analizuara të filmave që shpesh herë faktikisht kanë lidhje të ngushta me jetën tone përsonale.

Poashtu mos harroni se kureshtja na shtyn të thellohemi në hetimin e argumenteve që nëse do të shfaqen me shumë mistere, ateherë do të ngacmonin te ne një interes shqyrtues dhe analizues.

E tani fillojmë në filmin “Joker” ekzistojnë një sërë shpjegimesh, analizash, trajtimesh, e krahasimesh njëra pas tjetrës, e derisa në fakt ikona e tij cilësohet si një keqbërës ikonik e poashtu i papërfillshëm nga shoqëria, në shumë kuptime psikologjike edhe psikanaliza frojdiane i vë theksin disa situatave dhe ngjarjeve ndërlidhëse të cilat në vështrimin analitik të kompleksivitetit që kanë, prodhojnë ide hipotetike e të cilat mund të jenë mundësi studimi e analize në të ardhmen.

Cilat mund të jenë këto situata dhe ngjarje që kanë korelacion ekzistues me veprimtaritë, përjetimet, dhe sjelljet e Arthur Fleck (Joker) në film ?

Ne do të shkojmë paralelisht me sekuencat dhe momentet e seleksionuara të filmit përgjatë minutazheve e deri në fund, duke ju referuar një teorie që bazohet nga veprat e psikanalistit të shquar Zigmund Frojd.

Frojdi vuri theksin nga tri esetë mbi teorinë e seksualitetit, psikanalizën fëminore, dhe psikanalizën e zgjeruar klasike dhe moderne mbi disa çështje që ndoshta për veshët moralist të asaj kohe e deri më sot kanë tingëlluar të zhurmshëm dhe bezdisës e stresant.

Pra, konkretisht para se të fillojmë me detajet e analizës së filmit, paraprakisht do ta sqarojmë një teori Frojdiane që është epiqendra e përkufizimeve dhe analizave tjera në këtë dimension psikologjik mjaft bërthamor dhe tërësor.

Kompleksi i Edipit, në teorinë psikoanalitike, është një dëshirë e impulsioneve të ndrydhura seksuale me prindin e seksit të kundërt dhe i përcjellur nga një sens shoqërues mes një rivaliteti me prindin e të njëjtit seks. Kjo fazë është vendimtare në procesin normal të zhvillimit. Faza zakonisht mbaronte kur fëmija identifikohej me prindin e të njëjtit seks dhe shtypte instinktet seksuale.

Nëse marrëdhëniet e mëparshme me prindërit ishin relativisht të dashura dhe jotraumatike, dhe nëse qëndrimet e prindërve nuk ishin as tepër të ndalueshme dhe as stimuluese (të tepërta), faza kalon në mënyrë harmonike.

Sidoqoftë, në prani të traumës, ndodh një “neurozë infantile” që është një pararendës i rëndësishëm i reaksioneve të ngjashme gjatë jetës së rritur të fëmijës.

Superego, faktori moral që mbizotëron në mendjen e vetëdijshme të të rriturve, gjithashtu ka origjinën e tij në procesin e kapërcimit të kompleksit të Edipit. Mos ta harrojmë një fakt se reagimet kundër kompleksit të Edipit janë arritjet më të rëndësishme sociale të mendjes njerëzore.

Vijojmë më tutje përmes një fokusi qëndror psikanalitik ndaj filmit “Joker” ku dhe do të mundohemi t’i përmbledhim disa nga elementet Edipiane ndoshta mjaft të çuditshme por që janë logjike dhe asocuese njëra me tjetrën.

-Fillojmë me analizën psikanalitike nga një sërë këndvështrimesh teorike e të asocuara me ngjarjet dhe situatat interesante të filmit.

Fillimisht e qeshura e tij e pakontrolluar në kushtet e një problemi neurologjik me origjinë nga një dëmtim trunor(që në fakt nderlidhet me neurozën infnatile-traumatike) gjatë kohës kur ka qenë fëmijë i keqtrajtuar, dhe i abuzuar nga nëna e tij.

Tani në vazhdim në minutën e 04:51 të filmit gjatë kohës kur bashëbisedonte me punëtoren sociale(të shërbimeve të ofruara) në departamentin e punëve sociale të qytetit (Gotham) ai tha :

“Me duket mua, apo çmenduria po shtohet” ?
(Një çrregullim psikosocial me emocione dhe probleme intrakonfliktuoze me veten, derisa vetëperceptimi i tij ndryshon plotësisht në raport me të tjerët, duke marrë parasysh edhe pozicionin e tij si komedian mjaft kontravers po aq impulsiv dhe anksioz).

Arturi kishte një libër të shënimeve ku në të gjendeshin të përmbledhura ngjarjet, shakatë e përbëra me elemente sarkazmike por edhe qesharake e mjaft interesante. Ai e quante këtë ditar edhe si bllok shënimesh. (Mendime gallatë, vërejtje etj).

Pra një komedian solist. Njëra nga thëniet e tij në bllokun e shënimeve thoshte: “Uroj që vdekja ime të ketë më shumë kuptim se jeta” (Këtu në këtë thënie tipik neurotike dhe thelbësisht dëshperuese, Artur shpërfaqte problemin e tij të turbullt me jetën dhe njerëzit, spektaktlin e një zënke të pareshtur të një burimi averziv ndaj Unit të tij plotë dhimbje, dhe në anën tjetër nënvlershmerisht botën ironike, cinike, armiqësore nga jashtë që në tëresi nënkuptohej si kriza më sociale e nje Egocentrimi të turmës (shtresa e pasur) ndaj shumë njerëzve të pambrojtur e të shkelur padrejtësisht.

Artur ndjehej shumë më mirë me shërbimet sociale teksa ishte i lirë të shprehej sesa kur ka qenë i mbyllur në spital. (Në analizën esenciale të kësaj pikëpamje, ai e shihte botën perceptivisht si të çmendur por në kushtet ekzistenciale të tij ai nuk ndihej i çmendur, sepse derisa ndihej i lirë e i qetë në ofrimin e shërbimeve sociale problemi i tij karakterizohej fillimisht me simptomatologji të prekshmërive të theksuara psikoneurotike). Por në këtë rast vihet në dukje pasiguria e tij anksioze, në varësi të një nevoje konsumuese medikamentoze (mjekuese) derisa i konsumonte shtatë ilaqe të ndryshme, pra nuk dëshironte të ndjehej më keq se kaq.

Në vazhdim, po i rikthehemi të qeshurës së tij të pakontrolluar që për ne është një mundësi faktike në kushtet e një terreni analitik për t’u shqyrtuar.

“E qeshura e tij është një gjendje mjekësore që shkakton një të qeshur të papritur, të shpeshtë, të pakontrollueshme që nuk përputhet me atë qe ndien”.
E qeshura e tij duket se mund t’i ndodh njerëzve me dëmtim truri ose në kushte të caktuara neurologjike.

Përmes psikanalizës deri në momentet finale të filmit ne do të kemi mundesinë t’i shqyrtojmë shumë detaje metanalitike, por nga njohuritë që kemi përmes filmit e qeshura e tij e pakontrolluar e shpeshtë dhe e “papritur” madje nuk perputhet me atë që ndien, dyshohet se është kontradiktë dhe aspak proporcionale me rrethanat dhe momentet kur dhe shfaqet.

Nje dyshim si ky, duhet të gjej mbështetje argumentuese, korelacionale, dhe logjike përmes dy pikëpamjeve të rëndesishme për ne :

Nëse situatat kur shfaqet, ato kanë reaksion, pra dmth nëse një situatë sado e çuditshme mund të jetë, aty dhe ndodh shpërthimi i së qeshurës, e që për ne nënkuptohet një “mekanizëm i pavetëdijshem” infantil (fëminor) gati si duket përmes një britme të përzier(heterogjene) e qeshur e qarje (i referohemi mënyrës fizionomike, mimikave, dhe një të qeshure që përmes indikatorëve; Traumë -dëmtim trunor, poashtu në kushtet neurologjike dhe psikologjike të shtypjes së saj kanë gjetur sublimim dhe ndërlidhje të përbashkët të ketij karakteri të formësuar.

Tani në vijim nga minuta e 11:06 ku dhe nga kjo sekuencë, nëna e Arturit i thotë atij se çdo letër e imja në adresë të Tomas Uejn nuk i shkojnë.( Tomas Uejn do te jetë njëri nga përsonazhet kryesore në psikanalizën tonë detalizuese).

Dyshimet tona të këtij studimi përbëhen nga formacionet konstruktive të psikanalizës që nga qëndrimi ynë skeptik, orientimi precizues i këtij studimi është pikësynimi ynë analizues i Artur si përsonalitet, nëna e tij, pastaj Tomas Uejn , dhe veprimet (sjelljet, mendimet, reagimet, dhe situatat e këtyre tre personazheve) në këtë film interesant.

E tani, nëna e tij ishte e fiksuar pas Tomas Uejn, Artur nuk qëndronte inferior dhe i rezervuar ndaj ketij fiksimi që kishte nëna e tij.

Ne kontinuitet, në minutën e 13:11 vihet në dukje paraftyrimi i Arturit si nevojë imediate e trilluar në mendjen e tij ( sepse e imagjinonte vetën duke qenë pjesë e emisionit të Murry’it emision ky më i shikueshmi në qytetin e Gothamit.
Por tani çka mund të nënkuptojmë nga ky paraftyrim trillues dhe imagjinativ ?

Ne ketë skenë imagjinative brenda emisionit, Artur si spektator i vecuar nga Murry shfaqet emocional dhe shprehimisht i ekspozuar para një publiku ku ndjehej i nevojshëm për t’u vleresuar.
Nevojat tjera primare të cilat plotësohen nga kjo imagjinatë janë :

Dashuria pasionante ndaj nënës (i perkujdesur e inkurajues ndaj saj), gjithashtu gjatë kësaj sekuence imagjinata e tij irealiste (e eksituar) dominohej nga e qeshura dhe gëzimi, vetëvleresimi, dhe qellimi për të shperndarë shumë të qeshura, fjalë këto që lidheshin psikologjikisht me sensualitetin dashuror të nënës në raport me të.

Me përpikmëri dhe vëmendje maksimale në minutën e 14:35 të filmit Artur në mendjen e tij mega imagjinative (në mënyrë të pavetëdijshme por me karakter dëshiror) e plotësoi nevojën për baba përmes një projeksioni identifikues, një baba që ta mbështeste, ta donte, dhe ta përqafonte ashtu sikundër pikërisht në këtë sekuencë Murry (autori i emisionit) e përqafoi Arturin dhe i tha: “Më pëlqyen shumë fjalët që i the, më zbukurove ditën” Poashtu citojmë Murry tha “ I sheh këto dritat, shfaqjen, publikun, të gjitha këto ? Do të hiqja dorë sa hap e mbyll sytë vetëm të kisha një djalë si ti”
(Pas këtyre fjalëve pasoi përqafimi i ngrohtë i Arturit me Murry -autorin e emisionit).

Tani vini re, i gjithë ky skenar paraftyrues para TV- në mendjen e Artur na shpjerë në disa dyshime dhe analiza domethënëse.

-Dashuria pasionante ndaj nënës së tij (Kujdesi për të) të qeshurat, dhe nevojat për atashim, dhe vlerësimi inkurajues.

-Nevoja për një “baba” paqedashës, aspak autoritativ, optimist, dhe gojë ëmbël.

Si duket, niveli i eksituar i imagjinatës së Artur ishte në harmoni të plotë me nevojat dhe dëshirat konkrete të psikës së tij të dekurajuar e të zymtë. E ndërsa insajti i tij kognitiv ndeshej me një realitet të çmendur social e të padrejtë në cdo rrethanë.

Në studimin tonë psikoanalitik ne induktojmë dhe deduktojmë sipas rastit, sepse dyshimet tona deri më tani janë të përfaqesuara nga një sërë elementesh me burim të vetëm :

“Elemente Edipiane që si fillim nuk dukën të armiqësuara por kompromisuese dhe të qeta e fillestare, kjo nga fakti se të funksionojë shumë më reaktivisht ky kompleks, Artur nga kjo imagjinatë prototipizohet dhe identifikohet me një “baba” si Murry që e vlerëson ngrohtësisht, e ndërsa përmes këtij projeksioni sentimental ai ndjehet i plotësuar nga dy tipare : Një burrë shtëpie që kujdeset për nënën, poashtu një baba që burrëron i vetmi dhe i duhuri për nënën e tij, e që deri tani ka treguar kujdes të shtuar ndaj saj.

E ritheksojmë potencialisht se e qeshura e tij e “pakontrolluar” saktësisht në minutën e 17:12 nxitet në menyrë të vetëdijshme nga batuta e kolegut të tij të punës, dhe në kontinuitet ashtu siq edhe shihet si një e qeshur “shpërthyese” kontrollohet me mjaft mjeshtëri deri në minutën e 17:23. Pra matematikisht janë vetëm 11 sekonda të qeshurash që nuk duken se në ato momente mund të kenë një impakt të kushteve neurologjike të dëmtimit trunor.

Në një analizë koherente ky moment përkufizohet nga dyshimi se Artur ka probleme të humorit bipolar, dhe disa nga simptomat e një personaliteti të luhatur hiperndjeshmërisht në raport me situatat që e rrethojnë. Përplasjet e tij me botën dinamike (sociale) me njerezit që nuk ndjejnë meshirë dhe afilacion nuk kanë të ndalur.

Po nga minuta e 21:06 çfarë ndodhë nënkuptimisht me kureshtjen e Arturit të percjellur me xhelozi gati të padukshme, teksa nëna e tij i thotë se :
“Ndoshta postieri po i flak” ndërsa Artur ja kthen : “ Mami, pse kanë rendësi për ty këto letrat?
Pse Tomas Uejn do të na ndihmonte” ?
E kurse nëna ja kthen : “Ai është njeri i mirë”.

Artur i thotë : Nuk ke nevojë të brengosesh për paratë, sepse shfaqjet e mija janë gati për ekran. (Nëna e tij shfaqet skeptike ndaj Arturit).
Arturi pasionant ndaj vallëzimit, ritmet melodike të këngeve klasike, në fillim nuk duket se është një keqbërës ikonik, por një viktimë e një abuzimi në femijëri (retrospektivë) pa qenë në dijeni ende për të kaluarën e tij kur ishte femijë.

Në studimin tonë analitik gjatë minutës 23:57 kush është gruaja me vajzën e saj që shfaqet në jetën e tij ?
E ndjek pas, dhe me gjasë ushqen dëshira të pavetëdijshme (të shtypura) në proces të paravetëdijes me stimulacion imagjinativ, por gjatë tërë kohës nën presion tundues ?

Mos vallë, ai i riprodhonte këto skena imagjinative në koken e tij në menyrë që t’i zëvendesojë impulset e tij sensuale dhe libidoze nga nëna tek gruaja që e ndjen të nevojshme ta njoh dhe të shoqërohet me të ?
Tani për ne është i rëndesishëm studimi i mprehtë i këtij zëvendësimi.
Derisa komplekset e tij të cilat ndeshen me një realitet sfidues dhe intorelant, ato nuk zhduken, mund të ndryshojnë vetëpermbajtje dhe të projeksionojnë për pak kohë (imagjinativisht) te dikush tjetër e në këtë kontekst Artur nga inferioriteti i nënës së tij, distancohet si një i pafuqishëm motivacionalisht nga ajo nën presionin e superegos persekutuese, dhe drejt një imagjinatë të eksituar shumë më tepër se kaq, nivelet e intensiteteve të elementit Edipian kanë filluar të afektizohen gradualisht përmes tundimit instiktiv të idit e nga imagjinata fantastike e mendjës së tij ai gjen një rrugë të përbashkët mirëkuptimi me Unin e tij, duke e nivelizuar tensionin e Superegos se Arturit.

Në minutën e 26:02 Artur në bllokun e tij të shënimeve shkruan :
“Gjëja më e keqe e sëmundjes mendore është që njerëzit presin të sillesh sikur nuk e ke”
Por për çfarë sëmundje mendore e kishte fjalën Arturi ?
Të qeshurat e “pakontrolluara” ?
Neurozën e tij ndaj botës që e rrethon ?
Apo vetëperceptimi i tij i shtrembërruar për vetën ?
Ndoshta dhe keqpërshtatja e tij komediane prej kllouni në rrugëtimin e tij prej humoristi tragjik ?
Pyetjeve te cilat do t’i pergjigjemi paralelisht nga situatat në vazhdim të filmit.

Gjendja e tij psikologjike ndjeshmërisht pësoi ndryshim të përshpejtuar që nga momenti kur u pushua nga puna, impulset, dëshirat, emocionet, mendimet, dhe në tërësi kognicioni i tij prej komediani morri një drejtim tjetër ( Të agresionuar, afektiv, dhe vrastar).

Ne minutën e 40 :57 në diskutimet terapeutike me punëtoren sociale ai tha që :
“çdo herë kam mendime negative, unë vetëm mendime negative kam “.
“Gjithë jeten time, nuk e kam ditur a kam ekzistuar me të vërtetë. Por ekzistoj, dhe njerëzit kanë filluar ta vënë re”.

Vrasja e trefishtë në Metro e fuqizoi atë psikologjikisht ndaj njerëzve përreth, dhe se faktori i inferioritetit dhe mosmirnjohës i nënës së tij e zhvendosi në një situatë krize, pasiqë nëna e tij vazhdoi të ishte e fiksuar pas Tomas Ueyn, rivaliteti xhelozak dita ditës po rritej, dhe elementet Edipiane kompleksive kishin filluar vallë ta udhëheqnin jetën e tij ?

Ndërkohë që paralelisht me këto situata bota jashtë tij sapo kishte filluar ta privonte e ta paragjykonte padrejtësisht. Përgjatë studimit tonë do të jemi dëshmitarë të një konflikti intrakompleksiv Edipian të Artur dhe psikës së tij të polarizuar të ndikuar nga IDI-EGO-SUPEREGO.

Vini re, në minutën e 43:29 sapo fillon e qeshura e tij e parë para një publiku spektatoresh që prisnin t’i degjonin shakatë e Arturit.

E në këtë moment e qeshura e tij e “pakontrolluar” ndonëse automatike nisi të nxitej nga supozimi se mendimet e para në mendjen e tij ishin ( Ai e kishte të qartë se nga t’ja fillonte, ti kundërpërgjigjej nënës së tij përmes publikut dhe para publikut dhe gruas të cilën e imagjinonte të shoqëruar me të e cila ishte në ato çaste, zëvendesimi më i qelluar relaksues e motivues që ky përformim i Arturit prej shakaxhiu para publikut të performonte shkëlqyeshëm me duatrokitjet e shumta nga të pranishmit.

“E kam urryer shkollën kur isha fëmijë, por mamaja më thoshte : Duhet ta kesh qejf. Një ditë duhet të punosh për të fituar bukën” ( Jo Mama, unë do të bëhem komedian).

Studim : Nëna e tij nuk i qëndronte besueshëm dhe perkrah vetëbesimit të Artur për t’u bërë një komedian i zoti. Relacioni sapo kishte filluar, gruaja që e shoqëronte dhe e furnizonte drejt këtij qëllimi edhe pse Artur ende nuk ishte në dijeni për ngjarjet në vazhdim.

(Psika e tij ka arritur t’i kapërcej të gjitha mekanizmat interferues dhe censurues te Superegos, derisa Libidoja e tij ka filluar ta furnizojë me energji dhe adrenalinë drejtë përmbysjes së kësaj shoqërie makiaveliste, të pamëshirshme, e toksike.)

Nuk duhet t’i shmangemi faktit se të tjerët Arturin e vuren në grackë dhe e përjashtuan nga puna padrejtësisht nga bota e tërbuar e shoqerisë egoiste e shtypëse. Të qeshurat e tij të pakontrolluara i nxit edhe situatat e papëlqyeshme dhe aspak të pafavorshme për të. Veçmas sikurse shembulli në Metro, vrasja e trefishtë ndaj atyre njerëzve që e provokonin deri në një sulm fizik mbi Arturin. Arturi, eskaloi psikologjikisht dhe u zhvesh tërësisht nga censurat dhe kontrolli i tij i menzi përmbajtur.

Në studimin tonë të detajizuar në këtë rast, Artur përmes një vallëzimi ritmik e melodik (nga mendja e tij plot fantazi) e kapërceu për pak kohë ndjenjën e fajesisë dhe të persekutimit për aktin vrastar të cilin përmes një vallëzimi “Slow motion” i reduktonte mendimet e tij ndjesore, kjo ngjan praktikisht sikurse kompulsionet e obsesioneve thumbuese ku në këtë situatë vallëzimi ishte një kompulsion i ngadalësuar veprimthi përmes metodës së vallëzimit ritmik. Artur ishte zhvendosur nga konturet e një konsistence përsonale – sociale deri në një Artur që nga elementet e injektuara edipiane filloi të fokusohej shumë më shumë në situatat alaramante të qytetit që ishin ndikuar nga vrasja e trefishtë në Metro.

Perveq një rivaliteti të fshehtë Edipian ( xhelozak) ndaj Tomas Uejn si një i preferuari i nënës së tij, e sidomos në deklaratat e Tomas Uejn për kllounet si krijesa nevojtare të mbetura të shoqerisë.

Ne minutën e 48:23 ku Artur lexoi letrën që nëna i kishte shkruar Tomas Uejn. Në letër thuhej se sipas nënës së tij Artur është djali i Tomasit.
Fillimisht kjo ishte një befasi për Arturin, dhe së dyti Artur u nevrikos skajshmërisht deri në një situatë ku dhe nga nëna e tij të cilën e donte shumë, kërkoji shpjegime të detalizuara. Tani po i referohemi përmes busullës orientuese dhe fokusale të psikanalizes nga dyshimet tona mbi këtë studim :
Artur i inatosur me nënën e tij, meqenëse e kuptoi se ajo perveqëse ishte e fiksuar poashtu e dashuruar pas Tomasit, tani na doli që ky na qenka babai i supozuar i Arturit (Sipas nënës së Arturit).

Arturi nisi të interesohej për të, ku jetonte, kush ishte, dhe a ishte me të vërtet babai i tij ?
Nëse Tomas Uejn është babai i tij, çfarë do të ndodhte me Arturin a do të lumturohej apo mbase në të kundertën sipas teorise klasike të kompleksit të Edipit ( ai do ta eleminonte atë përgjithmonë në çfardo mënyre nga jeta, dhe mendja e nënës së tij) ?

Cilat predispozita mund të na shpjerin në këtë paramendim ? Rivaliteti, armiqësia ose mbase ky ishte Arturi i vetmi mashkull që duhej të perkujdesej për nënën e tij, sepse ishte burrë shtëpie. !
Tërbimi sa vazhdon e rritet, veçmas në minutën e 54:30 kur ai nga truproja i Tomas Uejnit (kanditat për kryetar të qytetit të Gothamit) morri një informacion surprizues se nëna e tij nuk e ka një të kaluar dhe as histori bashkë me Tomasin. Ndonëse sipas truprojes së Tomasit nëna e Arturit kishte çrregullime deluzive. Artur këmbngulte para tij që Tomas Uejn ishte babai i tij.

Në këto rrethana Artur i morri dy akuza të renda ndaj nënës së tij që e donte shumë, fillimisht ajo kishte deluzione, dhe që ishte e sëmurë, e trilluese e gjithë kësaj historie).
Ka ardhur koha që të ndalemi për pak, dhe t’i parashtrojmë disa pyetje duke procesuar një analizë kërkimore (gjurmuese) si mëposhtë :

-Artur mos vallë dyshonte se Tomas Uejn donte ta mbante këtë të fshehtë, qe mos ta dinte askush se Artur ishte i biri i tij dhe më keq se kaq, ky i fundit tani na doli që paska qenë i braktisur nga Tomasi ?

A ishin keto tentativat që Artur ta njihte babain e tij si babai i tij real e që t’i hakmirrej përfundimisht për shkak gjoja të asaj braktisjeje në fëmijeri duke e shfrytëzuar kështu mundesinë e terthortë të eliminimit të tij nga jeta e tij dhe mendja e nënës së tij ( dyshohet se këto janë shenjat e impulsioneve karakteriopatike të Edipit).

Apo mundësia tjetër : Artur donte ta kapërcente me sukses këtë ngërq kompleksiv Edipian duke u harmonizuar plotësisht me babain e tij e kështu duke ndjekur pa ndonjë pengesë rrugëtimin e tij prej komediani ?

Shumë më thellë se kaq, analiza jonë studimore po vazhdon të “bymehet” dhe zgjerohet në thelb.

Ne minutën e 55:32 Artur pas fjalëve dëshpëruese nga truproja i Tomas Uejn u thellua në mendime shumë më dyshuese ndaj situatës se krijuar.

Papritmas gjërsa shkonte në shtepi u shokua kur shikoi se nëna e tij ishte e shtrirë në një gjendje të rrezikshme shëndëtësore dhe po e merrte ambulanta urgjente për në spital.

Në këto rrethana të befasishme për Arturin elementet karakteriopatike kishin filluar të ngjizeshin në një sferë të qarkuar me perplot emocione anksioze. Tek ai u instalua frika e humbjës së nënës nga jeta e tij, i vetmi përson të cilën e donte shumë).

Por nga racionaliteti ynë studimor, sipas një modeli të dykuptimesisë psikanalitike, nga rishqyrtimet e shumta të rasteve paraprake të filmit, Artur kishte filluar të zhytej në një perplasje(betejë) të përgjakshme të Idit -Egos-Superegos. (Mekanizmat e një regresioni të papërmbajtur përmes projeksioenve ultra-deluzive (imagjinative-ireale-shtrembërruese) në mendjen e tij, këto i kishin krijuar një skeme mendore në mes të një “rrethi vicioz” ku tani shanci i vetëm ishte vetëm një rrugë :

T’i shpartallonte nga mendja e tij e persekutuar ngacmimet e atyre që kanë vepruar ndaj tij me banalitete, steriotipizime, kurthe, dhe përqmime nga më të ndryshmet. Nga qasjet tona psikanalitike ky mekanizëm i intestifikimit të afekteve mund të nxitet edhe nga shumë ndikime të tjera që ushtron turma e botës së peshtirë jashtë tij. Në sekuencat në vazhdim nga dedektivët e rastit (vrasjes në Metro) vinin në dyshim “ të qeshurën” e tij si punë klounesh asgjë më shumë !

Si duket kazani i pavetëdijes së Arturit ka filluar të shperfaqet mbi det, dhe tani vetëdija e tij prej komediani nuk do mund dot t’i perballoj rolet e shumfishta sjellore e agresive te Libidos dhe instikteve frustruese e mllefosëse të idit.

Të perpiqemi ta kuptimizojmë edhe më shumë situaten e artikuluar përmes njohurive tona nga psikanaliza dhe qasjet tjera teorike që lidhen me psikanalizën e thellë analitike.

Mendojeni, në minutën e 58:48 pse vallë po i qëndronte afër në spital gruaja që banonte në apartamentin ku banonte Arturi dhe nëna e tij, (imagjinativisht ose realisht) jemi të konfuzuar nga ky pikëkendvështrim sepse sekuencat filmike mbesin të shumfishta në rolet e ndërveprimeve situatore.

Dyshimet tona psikanalitike qëndrojnë në funksionet kompensuese dhe zëvendësuese të elementeve Edipiane që si duket deri më tani kanë qenë të pasigurta dhe të fasaduara e të frenuara në shumicën e kohës nga brumosja dhe përsonaliteti i tij prej komediani, apo mbase nivelet e larta të introvertizmit krahas ekstravertizmit reduktonin impulsionet e tij të brendshme.

Po na lindin shumë pyetje nga kjo situatë apo jo ? Pse kaq i eksituar, pastaj i mbyllur në vete, ndonjëherë i zjarrtë (eksploziv) jo konseguent, e i pavendosur ?

Dyshojmë konklusivisht se raporti afektiv me turmën po i shkaktonin Arturit mospërputhjet psikike të formimit ekstrem të kompleksit tanimë anksioz-Edipian.
Shpeshë herë psikologjia e turmave, ajo sociale, dhe fusha e sociologjisë ndeshet fuqishëm me psikanalizën.
Megjithatë nga studimi ynë psikanalitik, revolucioni (protestat) e klouneve në qytetin Gotham ndaj Tomas Uejn ishin të nxitura nga qellimi i fshehur thellë në pavetedijen e tij të dëshires për permbysjen e Tomasit, duke marrë parasysh edhe vrasjen e trefishtë në metro, skenaret tjera vijuese, e deri në këtë moment kur ende dyshohet se Tomas Uejn mund të jetë babai i tij ?

Situata po akumulohet në një kolaps shpërthimi revolucionar (social) në Gotham, e kurse Artur tanimë është i tendosur nga kjo situatë “plagosëse” dhe psikotraumatike e induktuar nga situatat e befasishme ndaj tij.

Ne minutën 1 :05 :15 – Artur përballë Tomas Uejn tani dhe çasti i shumëpritur për të që mbase do ta çeikulibronte jetën tëresore të tij deri te akti final i paramenduar. Tomas Uejn e mohoi idenë se ai është babai i tij, por Artur këmbngulte doemos se ai është babai i tij, sipas shkrimit postar dhe bisedës që e kishte bërë me nënën e tij.

Tomas Uejn i tha : Është e pamundur, nëna jote të birësoi, dhe unë nuk kam fjetur kurrë me nënën tënde. Pastaj derisa kishte punuar tek ne atë e kishin arrestuar, dhe e kishin shtruar në spitalin “Arkham” kur Artur ishte fëmijë. (Mosha e papërcaktuar e Arturit). Pastaj Tomasi i tha se nëna e Arturit ishte e çmendur. E ndërkohë Artur shpërtheu me të qeshurën e tij ( ndonëse të pakontrolluar dhe me shkaqe neurologjike).
Cfarë po ndodh ?

I birësuar, nënën e sëmurë psikike, Tomas Uejn nuk ishte babai i tij, po tani si do tëe rrjedhnin gjërat?
Si duket kompleksi Edipian (anksioz) po kthehej në një situatë “apokaliptike” për jetën e Arturit.
Pasi morri telefonatë nga përgjegjësit e emisionit “Murry” që të ishte mysafir i këtij emisioni, nga dyshimet tona psikanalitike është se Artur do t’i kundërpërgjigjej fillimisht përmes një skeme plani “Murryt” për banalitetet dhe ironitë e tij, e sikundër njëkohësisht ta vriste atë në emision, e si rrjedhojë duke e ngritur një kauzë klounesh për ta përmbysur Tomas Uejn dhe të pasurit e paskrupulltë si ai.

Por jo vetëm kaq, Artur këtë revolocion klounësh në Gotham po e përdorte pas “Shkurreve” përmes një mekanizmi kontrollues dhe mbrojtës (justifikues- një arsyje të fshehtë stimulacioni) Edipian, po si ?
Tomas Uejn e kishte lënduar emocionalisht “nënën” e dashur të tij, tanimë jobiologjike të Arturit, por në anën tjetër u shperfaqë nga presionet agresive të Idit libidinoz e instiktiv psikopatizmi i tij deluziv ndaj turmës së pamëshirshme, dyshohet se në një homosuicidal vrastar ndaj njerëzve që e kishin privuar e provokuar në çdo rrethanë e që në këtë rast impulsionet e ketij reaksioni nxorrën në pah tentakulat kontrolluese (direktive) mbi mendjën e Arturit, e që vrasjet, dhe tanimë vrasja ndaj nënës së tij jobiologjike që te Arturi kishte prodhuar urrejtje, dëshperim, mungesë ndjeshmërie, faji, dhe shpërbërje të atyre lidhjeve emocionale mes tij dhe nënës së tij tashmë jobiologjike, nga një dashuri pasionante, fiksime, imagjinatë e eksituar, pastaj xhelozira, rivalitete, braktisje, raporte te shkëputshme e të tmerrshme me Tomas Uejn.

Arturit i interesonte nga ajo pak “racio” që i kishte mbetur aktive : Mbretëria, triumfi, lidershipi, një vrasës i përgenjështrimit, abuzimit, mashtrimit, shtypjes, padrejtesisë, e tërbimit individual e social etj.

Por meqenëse e bëmë një përmbledhje strukturore gjithëpërfshirëse, në vijim edhe disa nga sekuencat tjera, do i lëmë hapësirë për sqarim psikanalitik deri te një përfundim konkluziv mes shumë pyetjesh akoma më kërkimore dhe hipotetike dhe zbërthyese.

Ne minutën e 1:10:16 të filmit (Shkuarja e tij në repartin psikiatrik të Gothamit e vërtetoi se gjendet dosja psikiatrike e nënës së tij jobiologjike (Artur ende në dyshime nga fjalët e Tomasit).

Ndërkohë e zbulon dhe i fakton fjalët e thëna nga Tomasi, se nëna e tij sipas dosjes psikiatrike të diagnostifikuar nga Dr. Benxhamin Stoner, Peni Fleck (nëna jobiologjike e Arturit, që e kishte birësuar atë) vuante nga : “Psikoza deluzionale dhe nga çrregullimi narcistik i përsonalitetit”.

Pra po e sqarojmë për lexuesit se psikoza deluzive është një gjendje e çrregullt e mendjes që rezulton në vështirësi të dallimit të asaj që është e vërtetë nga ajo që nuk është . Simptomat mund të përfshijnë besime të rreme dhe të shohësh ose të dëgjosh gjëra që të tjerët nuk shohin apo dëgjojnë. E kurse, çrregullimi narcistik i personalitetit eshte është një çrregullim personaliteti në të cilin një person është tepër i preokupuar me përshtatshmërinë, pushtetin, prestigjin dhe pamjen personale, të paaftë mendërisht për të parë dëmin shkatërrues që janë duke shkaktuar për veten e tyre dhe shpesh për të tjerët.

Në vijim Artur nga ajo dosje zbuloi se nëna e tij (jobiologjike) kishtë bërë kërkesë për birësimin e tij dhe pastaj qenka shpallur e rrezikshme ndaj mirqenies së femijës së saj (të birësuar).

Në raport thuhet : Departamenti i Shëndetit mendor, Gotham “Divizioni psikiatrik”

Peni Fleck – e cuditshme, dhe abuzuese fizike, poashtu parashtrimi i kërkesës për birësim.

Nga kjo situatë e tensionuar, Artur përfitoi nga forca e madhe e hipërndjeshmerisë situatore, sepse arkiva e kujtesës implicite që nënkupton formën e kujtesës emocionale, perceptuale, dhe të sjelljes, rikujtuese të vetës, edhe të shkuarës. Pra një kujtesë si kjo shpërthyese dhe e padeklaruar, e cila bazamentin e saj trunor e ka në regjionet e trurit :

Ganglionet bazale

Sistemi limbik

Korteksi orbitofrontal

Korteksi perceptiv.

Pas ketij shpjegimi shkencor dhe hulumtues nga studimet dhe të dhënat e fundit studimore në prizmin neuroshkencor, shenjat, abuzimi fizik, maviosjet, dhuna, dhe gjërsa njeri nga të dashurit e Peni Fleck kishte abuzuar me djalin e birësuar (Arturin) dhe po ky i dashur e ka goditur fizikisht edhe Peni Fleckun. (nënën tashmë jobiologjike të Arturit të birësuar).

Titujt e gazetave kishin shkruar me titull : “Nëna e fëmijës së birësuar që lejoi abuzimin e të birit”. Artur i vogel në moshë është gjetur i lidhur me një kalorifen. (Me trauma të rënda në kokë).

Studimi ynë i përmbledhur konstruktivisht nga dyshimet tona përmes qasjes psikanalitike është se si duket në nje qasje dhe trajtë logjike po argumentohen të gjitha këto dyshime teorikisht.

Fokusi 100 % analizë bazohet në këtë relacion :
Ne minutën e 1:15 :56 Artur kthehet në apartament, dhe takon në ashensor gruan (imagjinativisht) por në një sekuencë tjetër ndërlidhëse i futet papritmas dhe fshehtas në dhomën e ndejes derisa e befason nga një situatë ku si duket gjërat nuk kanë shkuar mirë për asnjë moment në raport me të (Në mungesë të sekuencës pasuese se cfarë ndodhi me raportin e tyre (Real- dhe ireal) nuk guxojmë të nxjerrim konstatime përmbledhese sepse do të turbullohej kaotikisht analiza jonë studimore e filmit.

Nga këto vuatje psikologjike të pandërprera të Arturit, si duket dyshohet se nxitjet Edipiane morrën trajektore tjetër sepse ai shkoi në spital, ju rrefye nënes së tij (jobiologjike) dhe i tha:
“Peni Fleck, e kam urryer gjithmonë atë emer, dikur me thoshe se e qeshura ime ishte problem, që kam problem” Por jo ! Ai jam unë. I gëzuar, shakatar”
“Nuk kam qenë kurrë i gëzuar për asnjë minutë të jetës sime të ndyrë.
E di me të fortën ? E di ç’më bën vërtetë të qesh ? Mendoj se jeta ime ishte tragjedi, por tani e kuptoj se qenka komedi “.

Pikerisht ne minutën 1:20:21 Artur e vret nënën e tij (jobiologjike) në spital “Peni Fleck (emri i saj).

Akti i vrasjes ndaj nënës së tij (jobiologjike) na shpjerë në “misteriozitetet” më të panjohura të Psikanalizes. Por mund të dyshojmë se kjo vrasje erdhi nga nje kompleks ( i sthurrur) i Edipit e që natyra e Artur në aspektin seksual ishte e shtypur nga kompleksi i inferioritetit që e kishte ushqyer pergjatë stadeve (psikologjise së tij zhvillimore) nga e qeshura e tij të cilën e kishte menduar “sëmundje” problem, ç’rregullim, etj. (Pra jeta e tij nuk qenka një tragjedi, por një komedi).

I çliruar nga këto “simptoma” simulative e të brumosura nga influenca e një atashimi negativ (abuziv) në fëmijëri nga nëna e tij (jobiologjike), dhe me e e rëndësishmja nga këto, po instikti amnor, predispozitat biologjike ( inekzistente) atashimi prindëror, mosnjohja, mungesa dhe njohja e përkohshme e “babait” të pavërtetë Tomas Uejn ?

Artur, fëmijë i birësuar, nga studimi ynë psikanalitik, një femijë i abuzuar në fëmijëri e i dëmtuar në kokë dhe i mavijosur në zonat trupore të tij ?

Por, pa qenë në dijeni në fillim të historisë së tij për këto përjetime, nëna e tij (jobiologjike) që e kishte birësuar ka qenë për të ngrohtësia, sensualiteti, dashuria e vetme për të, që kohëve të fundit e shpjerte atë në trillime (imagjinative) në kontekste zëvendësimi me nje grua tjetër i shoqëruar ?

Dyshojmë se Artur i shmangej këtij kompleksi për shkak situatave tjera hipersentimentale, traumatike, e sociale. Derisa faktori moshë por edhe presioni impulsiv i Idit dhe një libidoje me mjaft energji eksituese.

Në mungesë të një babai real (qoftë biologjik-jobiologjik) rivaliteti xhelozak u shfaq më vonë, sepse e kuptoi fiksimin e nënës (jobiologjike) të tij ndaj Tomas Uejn, e ekzaktesisht në ato rrjedhoja situatore Artur filloi agresionin, kreu vrasje, nxiti turma kllounesh kundrejt Tomas Uejn në Gotham, dhe që për më tepër kur e kuptoi që është i birësuar nga po Tomasi dhe dokumentimet e departametit psikiatrik, e derisa duket qartë se abuzimet ndaj tij në fëmijëri e kishin bërë “gazmor” pavarësisht dhimbjeve e traumave, ai e kishte dashur nënën e tij (dyshim i supozuar) e që pas një kohe përplot me situata në konflikt me vetën me faktorin social të kaotizuar, ai i kupton të gjitha të vërtetat, vret nënën (jobiologjike) që e kishte birësuar, dhe kështu bashkë me të, edhe “akullin e fortë” mbi ujë të Superegos censurake duke kthyer përmbysë “akullin” i tëri instiktiv e vrastar, drejt një mbretërie prej lideri shpërfaqet agresor nga sjellja dhe orator e persusativ (bindës) ndaj masës (njerëzve) në mesin e kllounëve, përmbi makinë “kurorëzohet” me fitorën e madhe triumfale të kllouneve të gjithë bashkarisht ndaj Tomas Uejn e të tjerëve pasuesve të tij në qytetin Gotham, dhe i hap duart duke u transformuar përmes një veprimi simbolik në një lider turme drejt një revolucioni shoqëror në Gotham.

Pra analogjikisht me Edipin e Sofokliut që poashtu nga gjurmimet dhe të dhënat e fundit edhe Edipi ishte i birësuar, e nga kjo analogji “Jokeri “ shënderrohet në” Mbret” por që nga disa relacione dhe situata përplasese nën ndikimin e kohërave të ndryshme kontekstuale.

Duhet ta kemi parasysh se vrasja ndaj nënës së tij (jobiologjike) nuk e kishte bërë të përsosur, por ishte aftësia e tij simulative t’i drejtonte në periferi të zonave të ndjeshme ndjesore (emocionet e dhimbjes) e që nga mekanizmat e një vrastari tashmë plotë befasi të perfitonte nga situata e krijuar, dhe i tërbuar nga mllefosja e urrejtja (nivele te theksuara impulsesh) krahas atashimit ndjejor me nënën e tij (jobiologjike) pra nivele impulsesh këto drejt shpërbërjes, dhe nga kjo humbje e trishtë Artur pësoi ndarje në dysh të përsonalitetit të tij, ku dyshohet se e rrëmbeu (Skizofrenia psikotike-deluzive) e që e nxiti të shëndërrohej në një prijës reformativ (revolucionar) në qytetin e Gothamit.

Nga dyshimet tona psikanalitike thellë në origjinë shkaku i gjithë kësaj katrahure ishte : Kompleksi i përbërë nga një sërë elementesh zingjirore Edipiane por me karakter anksioz, të kontrolluara nga një tjetër mbikompleks, kompleks ky inferioriteti ( në ndërveprim me botën përreth dhe padrejtësitë e një dallëgezimi prej deti).

Nje grumbullim njërëzor nuk arrihet me lehtësi kur te ajo jo lindin premisat e një organizimi, zbulohen nga dyshimet tona psikanalitike dukuritë themelore(shkaktare) përmes një lakoreje që në një tjetër (psikologji kolegtive) i mvesh kuptimin në fund të filmit me “Homogjenitet mendor” pra shpirti i turmes që nxitet nga komplekset e analizuara nga qasja psikanalitike Frojdiane dhe Adleriane.

Analiza përfundimtare psikologjike e shpjegimit alternativ :

Kompleksi i Edipit është një gjendje ku foshnja duhet të erotizohet nga një i rritur, i cili zë funksionin e “nënës”, në mënyrë që të mbijetojë dhe të sillet i civilizuar, gjithashtu kjo e çon fëmijën të erotizojë dhe dëshirojë të tjerët, i cili ka një funksion të ngjashëm plotësues.

Pra, kjo në të vërtetë është e parëndësishme nëse anatomia e prindit është mashkull ose femër – por pozicioni logjik seksual, po, ai llogarit raportin dhe rendesine.

Pra Kompleksi i Edipit është fakti që, që fëmija të mbijetojë, të ushqehet, pastrohet dhe te sillet i civilizuar, dikush duhet ta investojë ngrohtesisht, dhe personi që e bën këtë quhet nëna. Edipi ishte djali i mbretit Laius të Thebës dhe mbretëreshës Jokasta.

Kishte një profeci që Laius do të vritej nga djali i tij, kështu që fëmija ishte braktisur në një mal. Edipi, në shfaqjen e Sofokliut kishte prindër birësues, ai u gjet nga një bari dhe iu dha mbretit Polibus të Korintit, i cili e adoptoi, duke pretenduar se ishte fëmija i tij. Kur u rrit u tha në një profeci se ai do të vriste babanë e tij dhe do të martohej me nënën e tij; për të shmangur një fat kaq të tmerrshëm ai la shtëpinë dhe njerëzit që ai mendonte se ishin prindërit e tij për të endur botën.

Ai kurrë nuk e kishte takuar nënën e tij të lindjes (biologjike) në kujtesën e tij të gjallë, sepse në udhëtimet e tij ai u takua dhe vrau aksidentalisht Laiusin (babain e tij biologjik). Më vonë ai arriti në Thebes, ku shpëtoi qytetin. Shpërblimi i tij ishte dora e mbretëreshës së ve, Jokasta.

Ata kishin fëmijë, por përfundimisht u zbulua se cili ishte marrëdhënia e tyre e vërtetë dhe se njeriu që ai kishte vrarë ishte babai i tij. Në tmerr Jokasta vrau veten, ndërsa Edipi u verbua dhe u fut në mërgim. (Kjo histori është baza e një prej cikleve më të famshme të të Greqisë antike, nga Sofokliu.) / KultPlus.com

Të ngjajshme