Angelina Jolie, një luftëtare në filmin e ri të Marvel Studios

25 Maj, 2021 - 8:49 pm

Një histori epike që përfshin mijëra vjet, nga lindja e botës e deri më sot, me një grup heronjsh të pavdekshëm të bashkuar për të luftuar kundër armikut më të lashtë të njerëzimit: kjo është lufta midis së mirës dhe së keqes në qendër të “Eternals”, filmi i tretë në Fazën e Katërt të Universit Kinematografik Marvel.

I drejtuar nga regjisorja fituese e çmimit Oscar, Chloé Zhao (Nomadland), filmi i ri i Marvel Studios vë Eternals (Të përjetshmit) kundër Deviants (Divergjentët).

Në grupin e aktorëve emra të njohur, si  Angelina Jolie, një bjonde platin, luan rolin e luftëtares së vrullshëm Thena; Richard Madden është Ikarius i plotfuqishëm; Gemma Chan, në rolin e Sersit, një adhuruese e njerëzimit; Kumail Nanjiani ose Kingo, i pajisur me fuqitë e kozmosit; Salma Hayek në rolin e lideres së mençur dhe shpirtërore Ajak; Don Lee, i cili luan Gilgameshin e fuqishëm, etj.

Në 24 orë, prezantimi i shkurtër i “Eternals” pati mbi 130 mijë shikime./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme