ANIBAR sot mbajti prezantimin me David Silverman, animator dhe regjisori i “The Simpsons”

22 Gusht, 2020 - 11:00 pm

Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR,  në kuadër të prezantimeve sot mbajti prezantimin me David Silverman, animator dhe regjisori i “The Simpsons”. Ky diskutim u mbajt në ora 18:00 dhe u transmetua në platformën ZOOM dhe live në Facebook.

Silvermanit gjerësisht i pranohen meritat për bërjen e shumicës së “rregullave” për vizatimin e serisë The Simpson. Ai shpesh është thirrur për t’i animuar skenat e vështira apo ato me rëndësi të posaçme, duke u bërë i pazëvendësueshëm në Sezonin 2, kur ai animoi “përçartjet, nervozat dhe sulmet në zemër” të shpeshta të Homerit. Ai u paraqit edhe në episodin “Goo Goo Pan”, duke ofruar një metodë të shpejt të vizatimit të Bartit dhe është pjesëmarrës i shpeshtë në audio-komentet e Simpson DVD. Një vizatim në formë karikature e tij mund të shihet në “The Itchy & Scratchy & Poochie Show” ku në fakt ai është animuesi që vizaton Poochie-n.

Audienca e këtij prezantimi pati mundësinë që të dëgjoj më shumë rreth serialit të animuar “The Simpsons”, pse Silverman gjithmonë kishte dashur të jetë animator, kur është zhvilluar kjo dëshirë dhe tregoi nëse “The Simpons” mund të parashikoj se kur pandemia Covid-19 do të përfundoj.

Për ata që duan ta dëgjojnë këtë prezantim, mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Anibar në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme