Anime Week në 7Arte Mitrovicë

21 Gusht, 2022 - 7:30 pm

Mbrëmë u mbajt nata e parë e eventit “Anime Week” nga 7Arte, e cila filloi me një workshop rreth kuzhinës japoneze.

Të pranishmit patën mundësinë t’i shijonin ushqimet nën tingujt e muzikës japoneze.

Më vonë, krahas ushqimeve dhe pijeve në terrasën tonë u shfaq edhe filmi “Your Name”.

Nata e dytë e “Anime Week” vazhdon sonte me shfaqjen e filmit “Howl’s Moving Castle”, prej orës 20:30. /KultPlus.com

Të ngjajshme