займ на карту онлайн потребительский кредит

Annasophia Robb, pjesë e serisë horror “Expecting”

27 Tetor, 2020 - 6:25 pm

AnnaSophia Robb ka shikuar për orë të tëra videot e përjetimeve të grave në salla të lindjes për t’u përgatitur për rolin e saj të ri në serinë horror “The Expecting”.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur për media pasi që i është konfirmuar pjesëmarrja në serinë e ardhshme.

“Shikoja video të tilla para se të flija dhe e kam shikuar një dokumentar të quajtur ‘One Born Every Minute’ në Amazon. Jua rekomandoj shumë. Pastaj filloni t’i shikoni gratë teksa lindin dhe shihni lloje të ndryshme të shtatzënive. Është e çmendur”, ka thënë ajo.

Në “The Expecting”, Robb e portretizon rolin e një gruaje shtatzënë, e cila nuk është plotësisht e sigurt se kush është babai i foshnjës dhe zbulon gjëra të çuditshme për trupin e saj. “The Expecting” është seria më e ri i shërbimin “Quibi”.

Historia 77-minutëshe e shtjelluar në “The Expecting” shpaloset me anë të 11 episodeve, secila me kohëzgjatje prej pesë deri në nëntë minuta. Pas disa muajsh pa angazhime shkaku i mbylljes së Hollywoodit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Robb është duke xhiruar serinë “Doctor Death” përkrah Joshua Jackson dhe Alec Baldwin.

Kjo seri bazohet në krimin real që ka ndodhur në një podcast me të njëjtin emër. Robb, megjithatë, pretendon se ëndërr e saj është që ta portretizojë Martha Stewartin në një film biografik.

“Ajo është një forcë aq e madhe. Është aq e mençur. Ajo është një afariste e jashtëzakonshme. Thjesht kam shumë respekt për të”, ka thënë aktorja./ KultPlus.com

Të ngjajshme