Anne Hathaway në rolin e ‘Barbie’

26 Korrik, 2017 - 5:42 pm

Filmi i ardhshëm ‘Barbie’ do të dalë në qershor të vitit 2018, shkruan KultPlus.

Aktorja fituese e çmimit ‘Oscar’, Anne Hathaway është në krye të listës së aktoreve të propozuara nga kompania ‘Sony’ për të luajtur rolin kryesor në filmin e ardhshëm ‘Barbie’.

Sipas kreut të ‘Sony’, Amy Pascal, roli ‘barbie’ është një ‘rol i rëndësishëm dhe i ndërlikuar’, për të cilin ata tani e shohin të përshtatshme aktoren e njohur amerikane, Anne Hathaway.

Amy Schumer ka qenë e përzgjedhur për të luajtur këtë rol, por ajo në mars të këtij viti u tërhoq për shkak të disa konflikteve rreth kohës, çka ka bërë që të shtyhet koha lansimit të këtij filmi.

Producentët e filmit ‘Barbie’ janë duke u përpjekur që të si sigurojnë bashkëpunim me regjisoren, Alethea Jones për të drejtuar filmin. /KultPlus.com

Të ngjajshme