Arrin fragmenti final i vazhdimit të kult-horrorit “Doctor Sleep”

12 Shtator, 2019 - 3:48 pm

Ka mbërritur trileri final i vazhdimit të adaptimit filmik të horror-librit “The Shining” nga Stephen King, i cili bën fjalë për Dan Torrencein e rritur apo Doctor Sleep.

Disa vjet pas ngjarjeve në vazhdimin e parë të filmit horror, Dan Torrence i rritur njoftohet me vajzën me aftësi të ngjashme si ato që i ka edhe ai. Kështu që ai përpiqet ta mbrojë atë nga kulti The True Knot, i cili i rrëmben fëmijët me fuqi për të mbetur të pavdekshëm.

Horrori me titullin “Doctor Sleep” u bë me regji të Mike Flanagen sipas librit të King nga viti 2013.

Torrencein e rritur, njeriun në të dyzetat e tij me fuqi psikike, i cili lufton me alkoolizmin, në film e luan Ewan McGregor.

Ngjarja e filmit fillon kur ai zhvendoset në New Hampshire dhe gjen punë në një shtëpi pleqsh. Atje ai takohet me Abra Stone, aftësitë rrezatuese të të cilës janë më të fortat që ai i ka parë ndonjëherë. Në përpjekje për t’i qetësuar demonët e tij, Torrence përpiqet ta shpëtojë Abran nga një fis i udhëhequr nga Rose the Hat.

Image

Pjesa tjetër e ekipit të aktorëve përbëhet nga Billy Freman, Crow Daddy, Dr. John, Snakebite Andi dhe shumë të tjerë.

“Doctor Sleep” do të shfaqet në kinema më 8 nëntor të këtij viti. /KultPlus.com

Të ngjajshme