Arrin fragmenti i parë për filmin e animuar “Scoob” (VIDEO)

14 Nëntor, 2019 - 11:45 pm

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si dukeshin Scooby-Doo dhe Shaggy përpara se t’i bashkoheshin ekipit legjendar të Mistery Inc.? Warner Bros vitin e ardhshëm do të na e japë përgjigjen!

Ka mbërritur teaser trileri i parë për filmin e animuar Scoob!, në të cilin do të zbulojmë shumë sekrete dhe fakte për ekipin e preferuar, i cili për dekada të tëra i ka zgjidhur misteret dhe detyrat më të ndërlikuara.

Image

Në përmbledhje thuhet se ky është filmi i parë i animuar me metrazh të gjatë për ekran të madh në të cilin shfaqen aventurat e papara deri më tani të Scoobyt dhe pjesës tjetër të ekipit. Filmi i animuar do të na tregojë se si u takuan Scooby dhe Shaggy, se si dyshja u takuan me detektivët e rinj Fred, Velma dhe Daphne dhe si arritën deri tek rasti i tyre të parë. Pas qindra rasteve të zgjidhura në film, ekipi do të përballet me ndoshta misterin më të madh deri më tani: me planin e ligë që qeni Cerberus ta sundojë botën! Ekipi gjatë rrugës do të zbulojë se Scooby e ka një trashëgimi të fshehtë dhe të ardhme më të madhe se që ka menduar dikush ndonjëherë…

Image

Ky është filmi i parë i metrazhit të gjatë për Scoobyn pasi që në vitin 2004 patëm mundësinë ta shohim Scooby Doo 2 në versionin filmik, i cili nuk e arriti ndonjë sukses (siç nuk arriti as paraardhësi i tij), kështu që kthimi në versionin e animuar ishte një hap i logjikshëm, shkruan KOHA Ditore. Scoob! kështu e sjell animacionin e ri 3D CGI, kështu që personazhet e preferuara të Hanna-Barbera do t’i shohim në një edicion pak më të ri, të rifreskuar.

Në versionin origjinal, zërat i huazuan Zac Efron (Fred), Will Forte (Shaggy), Gina Rodriguez (Velma), Amanda Seyfried (Daphne), Frank Welker (Scooby-Doo), Jason Isaacs (Dick Dastardly) dhe Mark Wahlberg (Blue Falcon).

Filmin Scoob! e presim në kinema më 15 maj 2020. /KultPlus.com

Të ngjajshme