Arta Dobroshi me rol kryesor në filmin “Emili”

13 Nëntor, 2018 - 3:45 pm

Kanë nisur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë ku me rol kryesor është aktorja kosovare Arta Dobroshi, shkruan KultPlus.

Me regji të Ajola Daja, ky film ka një kastë shumë të përzgjedhur të aktorëve, të cilët tashmë janë duke rrumbullakuar karakteret e tyre para kamerës. Vetë Ajola Daja ka treguar për KultPlus se filmi “Emili”, ka nisë xhirimet më 5 nëntor dhe xhirimet do të mbyllen për 25 ditë, kurse xhirimet tashmë janë duke u realizuar në Tiranë.

“Filmi flet për Emili, e cila është e abuzuar nga bashkëshorti, dhe e njëjta kërkon ta marr djalin e saj 6 vjeçar. Në mungesë të autorizimit të babait për djalin e vogël, Emili duhet të përballet me vjehrrën e saj”, ka thënë Daja për KultPlus.

Përpos Arta Dobroshit, e cila në këtë film edhe e luan rolin e Emili, në këtë film me rolet e tyre lujanë aktorët: Lulzim Zeqja, Noel Miraka, Luiza Xhuvani…

Për vendimin që Arta Dobroshi të bartë rolin kryesor të këtij filmi, regjisorja Daja e ka shpjeguar me faktin se vetëm ajo ia sillte ndjesinë e personazhit të Emili. “Më ngjante me Emilinë, dhe mendoja se mund ta bënte të gjallë Emilinë në mënyrën më të mirë” ka thënë Daja.

Mirëpo, edhe për aktorët e tjerë ajo ka potencuar se janë përputhur fiks me personazhet që ka pasur në kokë. “Është duke funksionuar perfekt”, ka thënë Daja mbi këtë film që është i mbështetur nga QKK./KultPlus.com

Të ngjajshme