‘Babai’ nesër në parkun ‘Ali Podrimja’ në Gjakovë

31 Korrik, 2017 - 11:36 am

Në Parkun Kulturor ‘Ali Podrimja’ në Gjakovë, për nder të Ditës së Diasporës që është nesër më 1 gusht, do të mbahet një program i shkurtër kulturor duke përfshi kështu edhe premierën në Gjakovë të filmit ‘Babai’, shkruan KultPlus.

Programi kulturor do të nisë me fillim nga ora 20:00 ndërsa filmin ‘Babai’, i cili sjellë në rolin kryesor aktorin e ri Val Maloku, do të kenë mundësi ta shohin qytetarët e Gjakovës me fillim nga ora 21:00.
Regjisor i filmit ‘Babai’ është Visar Morina, i cili ka sjellë Norin (Val Maloku) si një djalosh të varfër i cili jeton përmes shitjes së cigareve dhe pastaj i duhet të udhëtojë në Gjermani në kërkim të babit të tij.

Këtë të marte nga ora 21:00 bashkohuni me ne në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” për këtë realizim të pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga kritikët botëror. Hyrja do të jetë 1 euro ku paratë e mbledhura do të shkojnë për Down Syndrome Kosova./ KultPlus.com

Të ngjajshme