Barack dhe Michelle Obama gati të ‘thyejnë’ rekorde klikimesh, në qendër të vëmendjes me një emision

10 Mars, 2018 - 11:00 am

Barack Obama pritet të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes globale një vit pas largimit të tij nga posti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, pritet të krijojnë një cikël emisionesh për kompaninë “Netflix”.

New York Times, shkruan së fundmi se ata janë në bisedime me kompaninë për prodhimin e një emisioni serial ekskluzive për sajtin amerikan të transmetimit ‘online’, të fokusuara në histori frymëzuese.

Po ashtu “New Yourk Times” shkruan se nëse konfirmohet kjo çifti Obama do të anashkalojnë medie të rëndësishme amerikane si “Fox News”.

“Presidenti dhe zonja Obama kanë besuar gjithnjë në fuqinë e tregimit të historive frymëzuese. Në jetët e tyre, ata kanë promovuar historitë e njerëzve, përpjekjet e të cilëve për të bërë dallimin kanë ndryshuar botën për mirë”, tha Eric Schultz.

“Netflix” ka investuar shumë në përmbajtje, ndërsa përpiqet të rritet edhe më shumë. Nuk është e qartë sesa do të paguhej çifti Obama nëse marrëveshja do të arrihet. Aktualisht, ata lidhen drejtpërdrejt me audiencën përmes medieve sociale.

New York Times shkruan se në projektin e mundshëm Obama të moderojë debate mbi çështje si kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimatike dhe emigracioni, të gjitha këto tema që kanë dominuar në 8 vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Të ngjajshme