Bllokohen sërish xhirimet e ‘Mision i pamundur 7’

24 Tetor, 2020 - 5:54 pm

Misioni i vërtetë i pamundur është të arrish të evitosh koronavirusin. Kështu edhe xhirimet e ‘Mision i pamundur 7’ me Tom Cruise në Venecia janë bllokuar nga Covid-19, që ka goditur 6 anëtarë të stafit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
  • Xhirimet e sagës së 7 janë bllokuar papritur dhe trupa ka çmontuar të gjitha pajisjet e vendosura në Sheshin San Giacomo. Pas rasteve pozitive janë bërë të gjithë tamponët në përpjekjen për të zbuluar vatrën dhe për të vënë në izolim të gjithë rastet. Tom Cruise mbërriti në Venecia të hënën dhe kishte shkuar direkt në hotel.

Të nesërmen ai kishte inspektuar sheshin e xhirimeve dhe kishte takuar disa njerëz, por gjithmonë me maske dhe i distancuar. Të enjten në mbrëmje, në ditën e dytë të xhirimeve gjithçka është bllokuar. Të premten ka ardhur konfirmimi që një pjesë e stafit ishte i infektuar me Covid-19.

Cruise kishte ndërprerë xhirimet në Venecia në shkurt, përpara lockdown, por kishte thënë që do të kthehej sërish për të vazhduar xhirimet. Tani sërish një tjetër ndalesë.

Të ngjajshme