Brad Pitt paralajmëron dokumentar për Chris Cornell

18 Shkurt, 2019 - 5:30 pm

Është paralajmëruar një dokumentar rreth jetës së Chris Cornell, ka njoftuar revista amerikane “Variety”. Filmi do të bëhet me produksion të aktorit Peter Berg, të njohur për rolin e tij në “Lone Survivor” dhe “Deepwater Horizon”.

Filmin do ta xhirojë edhe Brad Pitt, ndërsa atyre do t’u bashkohet edhe e veja e Cornell, Vicky. Brad Pitt dhe Peter Berg janë partnerë të shtëpisë së produksionit “Film 45”.

Javën e kaluar Chris Cornell u shpërblye me “Grammy” në kategorinë e performancës më të mirë rok për coverin e këngës “You Never Knew My Mind” dhe “When Bad Does Good”, të Johnny Cash.

Të ngjajshme