Bullet Train vjen në Cineplexx me eventin ‘Action Night’ ku do të ketë shumë shpërblime

2 Gusht, 2022 - 11:27 am

Njëri nga filmat e shumëpritur, Bullet Train arrin në Cineplexx më 3 gusht, me eventin Action Night ku do të ketë shumë shpërblime.

Aksioni i verës, Bullet Train me aktorin Brad Pitt në rol kryesor, arrin në Cineplexx nesër më 3 gusht. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 3 gusht, duke filluar nga ora 20:00.

Bulle Train është një film i mbushur me aksion dhe komedi. Filmi e gjen Ladybug (Brad Pitt) i cili do që të larohet nga stili i tij i jetë si një vrasës, mirëpo ai duhet të rikthehet për një mision të fundit. Ai futet në një tren të shpejtë nga Tokyo në Kyoto për ta marr një çantë. Problemi është se në tren gjenden vrasës të tjerë që do të luftojnë deri në vdekje për të njëjtin objekt. Filmi është me regji nga regjisori i “Deadpool 2”, David Leitch dhe aktorët kryesor përkrahë Brad Pitt janë Sandra Bullock, Joey King, Aaron Taylor Johnson dhe Brian Tyree Henry.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness 
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range 
3x Gift Cards për spa për çifte në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill 
2x Parfuma Diesel nga EBC Cosmetics  

https://www.instagram.com/p/CgmwAKRoPqh/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness  
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Poligoni Iliria 2 
2x parfuma Diesel nga EBC Cosmetics   

https://www.instagram.com/p/CgmwCl_Kp1Y/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Të ngjajshme