Çfarë do të ketë në festivalin e filmit Tribeca 2022 në New York?

8 Qershor, 2022 - 7:35 pm

Festivali i sivjetmë i filmit Tribeca Festival 2022, kësaj radhe ofron nga diçka për secilin adhurues të filmit e të muzikës. Do të ketë koleksion filmash, të metrazhit të shkurtër, muzikë live, lojëra e shumëçka tjetër.

Sivjet, dokumentarët si ai i Cynthia Lowen “Batleground”,  i cili paraqet tri gra aktiviste në lëvizjen kundër abortit, pastaj Endangered, me intervista të gazetarëve në Brazil, Meksikë e SHBA të cilët luftojnë që të raportojnë kundër gënjeshtrave, keqinformimeve dhe kërcënimeve, dhe ai i Alex Winter “The YouTube Effect”, që flet për shpërndarjen e videove më të popullarizuara, tregon se prodhuesit e filmave po reagojnë ndaj botës në të cilën jetojmë. Për këtë ka folur përgjegjësja e festivalit Cara Cusumano.

Muzika do të jetë shumë e pranishme në edicionin e sivjetmë, filluar me hapjen e tij me filmin Halftime. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Amanda Michel, ndërkaq me rol në të paraqitet Jennifer Lopez. Ky është dokumentar i cili i dedikohet jetës së Lopez.

Gjatë 12 ditëve të festivalit do të shfaqen dokumetar dedikuar muzikës.

Në mesin e filmave është një dramë e yllit të muzikës, Taylor Swift, e pagëzuar All Too Well: The Short Film, regjinë dhe skenarin e të cilës e ka bërë vetë Suift.

Pastaj do të shfaqet filmi gjysmëbiografik dedikuar Machine Gun Kelly, i titulluar Taurus.

Traibeka ofron edhe disa filma premierë online.

Sa i përket televizionit, ai ofron nëntë seriale premierë.

Sipas përgjegjësve të Tribeca Film Festival, për prezantim në të aplikuan 11,000 filma në dhjetë kategori, por nga u zgjodhën: 111 filma të metrazhit të gjatë dhe 16 premiera online, këtë nga 151 prodhues filmash nga 40 vende.

Festivali i filmit Tribeca 2022 do të përmbyllet me datën 19 qershor 2022./21Media/ KultPlus.com

Të ngjajshme