Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes me filmat Tom and Jerry dhe Soul, ku do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë

4 Mars, 2021 - 12:14 pm

Këtë vikend, më 6 dhe 7 mars, në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes me filmat Tom and Jerry dhe Soul, ku do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë.

Këtë vikend, më 6 dhe 7 mars, në Cineplexx organizohet sërish një event “Dita e Familjes”, por kësaj rradhe jo vetëm filmi Tom and Jerry, por edhe filmi tjetër i animuar, Soul, do të jetë pjesë e eventit. Nga ora 11:30 të gjithë fëmijët i presin aktivitete të ndryshme, ku do të jenë maskotat e personazheve më të dashura për fëmijë, Tom and Jerry, si dhe do të ketë aktivitete të ngjyrosjes në fytyrë për fëmjë.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/photos/a.1756685821240228/2824469234461876/

Filmi Tom and Jerry zbulon se si Tom dhe Jerry takohen dhe formojnë rivalitetin e tyre. Ndërsa filmi Soul, është një film i animuar nga Disney i cili flet për një muzikant që ka humbur pasionin e tij për muzikë, i cili transportohet nga trupi i tij dhe duhet të gjejë rrugën e kthimit me ndihmën e një shpirti të një foshnje që gradualisht fillon të mësojë për veten e saj.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht shfaqja e këtyre filmave të animuar dhe aktivitetet për fëmijë, që zgjasin deri në ora 16:00.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:30.

(lidheni me kete link: https://cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/Tom_and_Jerry_-_Family_Day1.sq-KS.php)

Të ngjajshme