Dalin në shitje biletat për ‘Spiderman: No Way Home’, arrin në Cineplexx më 16 dhjetor

2 Dhjetor, 2021 - 4:00 pm

Një nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, SpiderMan: No Way Home, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx.

Cineplexx ka njoftuar se tashmë kanë dalë në shitje biletat për filmin Spiderman: No Way Home, që është një nga filmat më të pritur të këtij viti. Filmi arrin si premierë në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me datën 16 dhjetor dhe biletat për këtë film tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.

Duke marrë parasysh interesimin e lartë për këtë film, Cineplexx sugjeron që për blerjen e biletave të përdoret aplikacioni Cineplexx KS, i cili mundëson që të përzgjidhet orari i preferuar, dita, ulëset, etj, dhe kështu i mundësohet atyre që i blejnë më herët të sigurojnë ulëset më të mira në kinema, pa pasur nevojë të vijnë paraprakisht në kinema për ti blerë ato fizikisht.

Aplikacioni mund të shkarkohet në të dy platformat, edhe në IOS edhe në Android, dhe biletat mund të blihen me çfarëdo kartele.

Me identitetin e Spiderman tashmë të zbuluar, Peter i kërkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga botë të tjera fillojnë të dalin në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë nënkupton të jesh Spiderman. Filmi është në regji të Jon Watts, i cili rikthehet edhe për këtë film në timon, ndërsa në rolet kryesore në film paraqiten Tom Holland, Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jon Favreau, etj.

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Të ngjajshme