Datat e disa prej filmave të ‘Marvel Studios’ që do të publikohen vitin e ardhshëm

18 Tetor, 2021 - 11:59 pm

Sot, The Walt Disney Company bëri publikimin e një tabele të azhurnuar për një mori filmash të ardhshëm, përfshirë ata të Marvel Studios.

Derisa datat po ndryshojnë, mos u shqetësoni – të gjithë ata do të qëndrojnë rreth kësaj kohe.

Siç u zbulua në njoftimin për shfaqjet teatrale, shikuesit dhe admiruesit e “Multiverse of Madness” do të mund ta ndjekin atë më vonë, në maj të vitit 2022 me filmin e katërt “Thor” që u parashikua të ketë premierën në korrik, e me vazhdimin e “Black Panther” të vitit 2018, që do të shfaqet në nëntor.

Sa i përket filmave që do të dalin në 2023, “Captain Marvel” thuhet se do ketë premierën në shkurt me Monica Rambeau dhe Kamala Khan, gjersa “Ant-Man and The Wasp: Quantumania” në korrik të po atij viti.

Më poshtë ua sjellim orarin e sapo publikuar:

Doctor Strange and the Multiverse of Madness – 6 maj, 2022,

Thor: Love and Thunder – 8 korrik, 2022,

Black Panther: Wakanda Forever – 11 nëntor, 2022,

The Marvels – 17 shkurt, 2023,

Ant-Man and The Wasp: Quantumania – 28 korrik, 2023./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme