Dhjetë filmat që ia vlejnë për t’u parë këtë shtator!

3 Shtator, 2025 - 8:14 pm

10 nga filmat më të mirë për t’u parë këtë shtator i gjeni në listën më poshtë, sipas përzgjedhjes nga BBC.

1. Steve

Cillian Murphy pas Oppenheimer luan në dramën “Steve”, të bazuar në librin e Max Porter. Ngjarja zhvillohet në një shkollë reformimi në vitet ’90, ku drejtori (Murphy) kujdeset për adoleshentë problematikë.

2. Gabby’s Dollhouse: The Movie

Filmi i parë i bazuar në serialin popullor për fëmijë të Netflix. Gabby dhe gjyshja e saj shkojnë në qytetin “Cat Francisco”, ku përballen me një të keqe që do të marrë shtëpinë magjike të lodrave.

3. The History of Sound

Paul Mescal dhe Josh O’Connor interpretojnë dy muzikologë që udhëtojnë në Maine në vitin 1920, duke regjistruar këngë popullore dhe duke përjetuar një lidhje të ndaluar.

4. Swiped

Historia e Whitney Wolfe Herd, bashkëthemeluese e Tinder, e cila më vonë krijoi aplikacionin Bumble dhe u bë miliardere. Rolin kryesor e luan Lily James.

5. A Big Bold Beautiful Journey

Margot Robbie dhe Colin Farrell bëjnë një udhëtim rrugor të udhëhequr nga një GPS “inteligjent” që i çon drejt kujtimeve të tyre të fshehura.

6. One Battle After Another

Leonardo DiCaprio luan një ish-aktivist që ndiqet nga një armik i vjetër (Sean Penn) dhe detyrohet të ikë bashkë me vajzën e tij. Një kombinim aksioni, thriller politik dhe histori familjare.

7. The Lost Bus

Bazuar në ngjarje të vërtetë gjatë zjarreve në Kaliforni (2018). Një shofer autobusi dhe një mësuese shpëtojnë 22 fëmijë nga flakët. Me Matthew McConaughey dhe America Ferrara.

8. Eleanor the Great

Komedi-dramë e regjisores Scarlett Johansson. Një grua 95-vjeçare (June Squibb) nis jetë të re në New York, por fsheh një sekret rreth kujtimeve që pretendon si të sajat.

9. Downton Abbey: The Grand Finale

Familja Crawley dhe shërbyesit e tyre përballen me skandale dhe vështirësi financiare në vitet ’30. Filmi i tretë mbyll sagën e famshme, por pa Violet Crawley (Maggie Smith).

10. This is Spinal Tap 2

Vazhdimi i filmit klasik komedi (1984). Grupi i vjetër i rokut rikthehet për një koncert të fundit, plot humor dhe satirë mbi moshën dhe muzikën.

Të ngjajshme