Dikur i pastrehë, sot Tyler Perry është zyrtarisht miliarderi më i ri në botë

3 Shtator, 2020 - 11:30 pm

Producenti dhe aktori Tyler Perry është një miliarder i sapo bërë, sipas llogaritjeve të fundit nga ‘Forbes’.

Perry, 50 vjeç, i cili deklaron se dikur ishte ‘i varfër si në ferr’ dhe i pastrehë, braktisi shkollën e mesme dhe punoi si dramaturg përpara se karriera e tij ta katapulonte atë në një yll filmi, duke u bërë afrikano-amerikani i parë që zotëronte në mënyrë të pavarur një studio prodhimi televiziv dhe filmik.

Ai e vlerëson shumë nga pasuria e tij rëndësinë e pronësisë dhe Perry ka investuar në disa prona, si dhe pronën ku ka të vendosur studiot e tij filmike dhe televizive të cilat shtrihen në një hapësirë prej 330 hektarësh, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

“Ju duhet ta kuptoni, unë nuk kisha mentor”, tha Perry për ‘Forbes’. “Babai im nuk di asgjë për biznesin, dhe xhaxhallarët dhe nëna ime, ata nuk dinë asgjë për këtë. Unë nuk kam shkuar në shkollë biznesi. Gjithçka që kam mësuar, e kam mësuar në progres”, tha ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme