Dita më e çmendur e vitit në Cineplexx – më 11 shtator të gjitha biletat 1,99 €

8 Shtator, 2022 - 12:25 pm

Më 11 shtator, Cineplexx organizon eventin “Crazy Day”, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 1,99 Eur. Eventi do të mbahet  në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 11:30 deri në ora 22:30. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të shikuar si: Top Gun: Maverick, Minions: The Rise of Gru, Bullet Train, After Ever Happy etj me super çmim 1,99€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:

Top Gun: Maverick

Pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë, Maverick (Tom Cruise) gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Minions: The Rise of Gru

Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Bullet Train

Filmi e gjen Ladybug (Brad Pitt) i cili do që të largohet nga stili i tij i jetë si një vrasës, mirëpo ai duhet të rikthehet për një mision të fundit. Ai futet në një tren të shpejtë nga Tokyo në Kyoto për të marr një çantë. Problemi është se në tren gjenden vrasës të tjerë që do të luftojnë deri në vdekje për të njëjtin objekt.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

After Ever Happy
Bazuar në romanin e njohur, vjen pjesa e katërt e serisë së filmave After. Teksa shfaqet një e vërtetë tronditëse për familjet e çiftit, dy të dashuruarit zbulojnë se nuk janë aq të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx Ks. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx. /KultPlus.com

Të ngjajshme