Dita ndërkombëtare e gruas: Pesë filma të animuar që çdo vajzë e re duhet t’i shoh

8 Mars, 2021 - 5:31 pm

Fëmijët pëlqejnë historitë dhe vizatimet, dhe filma të animuar janë një mënyrë krijuese për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë një themel të fortë. Ajo që ne shohim sot është një ndryshim i mirëpritur pasi kanë kaluar ditët kur princesha, një vajzë në ankth, priti me vite për kalorësin e saj në kal. Tani vajzat e reja po gjejnë bazat e tyre në pavarësi, që përballen me vështirësi dhe i gjejnë zgjidhjet vetë.

Këtu janë pesë filma të animuar me skema të fuqishme femërore dhe historitë e të cilave do të frymëzojnë çdo vajzë të vogël. Që ato të rriten të jenë të forta dhe të sigurta për atë që janë dhe të udhëtojnë çfarëdo rrugë të jetës që ato zgjedhin.

“Mulan”

Thyerja e barrierave ortodokse gjinore nuk është portretizuar kurrë më mirë se tek Mulan. Babai i Mulan është një veteran i luftës i cili thirret për të luftuar një luftë pavarësisht gjendes fizike dhe moshës së shtyer. Mulan, një vajzë e guximshme dhe e sigurt, maskohet si burrë për të zënë vendin e babait të saj dhe regjistrohet në ushtri. Filmi tregon një epokë ku barazia gjinore përqeshej dhe konsiderohej një turp nëse një grua ndonjëherë kalon kufirin.

“Raya And the Last Dragon”

E vendosur në botën e fantazisë së njerëzve dhe dragonjve në një vend të quajtur Kumandra, Raya është prurja e fundit e luftëtareve të fuqishme në familjen Disney Animation. Në një kërkim për të kërkuar dragoin e fundit legjendar, Raya sfidon të gjitha shanset për të rivendosur paqen dhe për të shpëtuar botën.

“Frozen”

Princeshat Elsa dhe Anna janë personazhe të forta femërore me të meta unike të tyre. Historia rrëfen udhëtimin e këtyre princeshave drejt zbulimit të vetvetes në një mënyrë aventureske të mbushur me dramë. Më e rëndësishmja, historia e Frozen sjell një rrugëtim krejt të ri për të gjetur dashurinë dhe motrën e vërtetë.

“The Breadwinner”

Një film i nominuar për Oskar në vitin 2017, The Breadwinner është vendosur në Afganistan, ku talibanët sundojnë sipas ligjit të Sheriatit. Një vajzë 11-vjeçare, Parvana merr në supe përgjegjësinë për të ushqyer familjen e saj ndërsa babai i saj arrestohet nga ushtarët e talibanëve. Duke maskuar veten si një djalë, në shoqërinë që i sheh gratë dhe vajzat si qytetare të klasit të dytë pa të drejta, Parvana e patrembur bën një rrugë të rrezikshme për të gjetur babanë e saj dhe për ta kthyer atë në shtëpi.

“Moana”

Moana është një vajzë kurioze, bijë e një shefi dhe siç thotë babai i saj ‘është e destinuar të zërë vendin e tij dhe të drejtojë fisin’. Por edhe si një vajzë e vogël, Moana tërhiqet nga oqeani si një tenjë në një flakë. E vetëdijshme për një rrezik të ardhshëm, ajo shkon e vetme në oqean për të gjetur Maui-n, gjysmëperëndinë për të shpëtuar fisin. Asnjë histori dashurie, asnjë hero, vetëm një vajzë që zgjidh problemin e saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme