‘Ditë e Kuqe’ me regji të Besim Ugzmajlit shpërblehet me çmim special nga festivali “Basilicata”

15 Tetor, 2022 - 10:22 pm

Filmi me metrazh të shkurtër “Ditë e Kuqe” me regji të Besim Ugzmajlit është shpërblyer edhe në një festival tjetër, shkruan KultPlus.

“Përhapja e kulturës dhe shikimi i botës me sy të ndryshëm”, është motoja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Basilicata”, derisa “Ditë e Kuqe” është shpërblyer me çmim special nga ta.

Ky është vetëm një nga sukseset e mëdha që filmi ka arritur gjatë rrugëtimit të tij në shumë vende të botës.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Basilicata është festivali i parë në botë që shpërblen filmat e shkurtër të realizuar me temën e ushqimit.

Edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Basilicata është zhvilluar më datat 6 dhe 7 tetor 2022 në Ruvo del Monte (PZ) në Itali. /KultPlus.com

Të ngjajshme