Dokumentari ‘Hope’, pjesë e finales në Festivalin e Flimit në Sllovaki

23 Tetor, 2020 - 6:35 pm

Dokumentari ‘Hope’ i realizuar nga Vjosa Abazi, ka arritur të hyjë në mesin e finalistëve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘Golden Beggar’, festival ky i cili zë vend në Sllovaki, shkruan KultPlus.

Dokumëntari i cili premierën e kishte në DokuFest-in e këtij viti, shpalos historinë e katër grave që i lidhin histori të ndryshme por një fat i përbashkët. Heroina që ndonëse të goditura si mos më keq nga fatkeqësia, mbajnë të freskëta rrëfimet e tyre. Nuk është historia e njëjtë ajo që i bashkon, por është shpresa që i mban të gjalla, ju jep kurajo dhe forcë për të vazhduar më tutje.

Dokumentari “Hope” sjellë rrëfimet dhe përditshmërinë e këtyre katër grave, Hajries, Ferdonijes, Valintinës e Makfiretes, i bënë të gjalla dhe njëherë historitë që nuk duhet të kalohen në heshtje. / KultPlus.com

Të ngjajshme