Donald Trump thotë se do të mundte aktoren Winfrey në garën presidenciale (VIDEO)

10 Janar, 2018 - 2:10 pm

Donald Trump ka thënë se ai do ta mundte Oprah Winfreyn në një garë të mundshme presidenciale në vitin 2020, edhe pse ai tha se nuk mendon se ajo do të kandidoj, përcjellë KultPlus.

Trump, duke folur me gazetarët gjatë një takimi në Shtëpinë së Bardhë me ligjvënësit, tha në përgjigje të një pyetjeje: “Po, unë do ta mund Oprahan. Oprah do të ishte shumë zbavitëse”, ka thënë presidenti amerikan.

“E njoh shumë mirë. Më pëlqen Oprah. Unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë”, ka thënë tutje Trump.

Fjalimi i aktores Winfrey pati një jehonë të jashtëzakonshme këtë të diele në Golden Globe, ndërsa shumë nga fansat dhe të afërmit e saj i kërkuan që ta marr seriozisht kandidimin për presidente të SHBA-së. /KultPlus.com

Të ngjajshme