займ на карту онлайн потребительский кредит

“Dora Eksploruesja”, premiera e filmit në Los Angeles

Korrik 29, 2019 - 11:40 pm

Dora Eksploruesja” kaloi nga televizioni në ekranin e madh, falë filmit “Dora dhe qyteti i humbur i artë”, që pati premierën në Los Angeles. Aktorët kryesore Isabela Moner, Eva Longoria dhe Michael Pena zbritën në tapetin e kuq, me një mesazh.

“Mendoj se bëhet fjalë për të parën super heroinë latine në histori. Ajo është e këndshme, trime, dhe e zgjuar; vajzat e vogla që të gjithë botën do të thotë: dua të jem si ajo“, pavarësisht ngjyrës së tyre të lëkurës. Kjo gjë ma mbush zemrën plot me gëzim”, shprehet Eva Longoria.

Dora është rritur ca në film krahasuar me sezonet e saj televizive, megjithatë është po aq e dashur për audiencën. Por këtë herë, në ekranin e madh ajo sjell aksion të vërtetë: Isabela Moner, aktorja e re që interpreton personazhin e dashur për publikun rinor, të cilës i duhet te gjeje prindërit e saj, niset në një rrugëtim të mbushur me rreziqe, që disa e kanë cilësuar si të stilit “Indiana Jones”.

Gjithmonë kurioze dhe argëtuese, Dora tashmë 16 vjeçare i ndihmon të rinjtë edhe me gjuhën spanjolle, ndërsa i shtyn ta vlerësojnë e ta duan akoma edhe më shumë natyrën. Shokëve të klasës mund tu duket pak e çuditshme si vajza që di gjithçka, por ajo është krenare për inteligjencën e saj dhe për faktin që ndihet e veçantë. Ajo është gjithmonë vetvetja, thotë Isabela, dhe është e mbushur me vetëbesim.

Ndërsa Eugenio Derbez u kënaq, që siç thotë ankohet gjithmonë për portretizimin negativ që i bëjnë latineve në filmat Hollivudiane, këtë radhë është i kënaqur sepse bëhet fjalë për film që i kthen në model për fëmijët kudo që janë.

Të ngjajshme