займ на карту онлайн потребительский кредит

Drama për abuzimin seksual bashkon Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie

Tetor 18, 2019 - 12:30 pm

Ka mbërritur fragmenti i parë për biopikun e shumëpritur “Bombshell”, i cili e ka mbledhur treshen fantastike të aktoreve, Margot Robbie, Nicole Kidman dhe Charlize Theron si femrat që do të kenë konflikt me themeluesin e Fox News.

Vepra e re e regjisorit Jay Roach bën fjalë për rënien e Roger Ailes, themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Fox News, i cili është akuzuar për abuzim seksual dhe keqtrajtim të punonjëseve.

Image

Aktoret e shkëlqyeshme do t’i luajnë rolet e tre gazetareve që kanë vendosur të përballen me shefin e tyre dhe me shovinizmin, shkruan KOHA Ditore. Kështu Kidmanin do ta shohim në rolin e Gretchen Carlson, Theron do ta luajë Megyn Kelly, ndërsa Margot Robbie do ta luajë Kayle Pospisil.

Ato do të paraqesin akuza për abuzim seksual në këmbim të një shume të madhe parash, duke i shndërruar rrëfimet e heshtura në një bombë të vërtetë, gjë që shihet edhe në fragmentin e parë për këtë dramë biografike.

T’ju rikujtojmë, Aiiles dha dorëheqje në vitin 2016 pasi që e mbajti postin e drejtorit në FOX për pothuajse 20 vjet.

Premiera e “Bombshell” është planifikuar për 20 dhjetor në SHBA, ndërsa filmi më pas fillon me distribucion kinematografik në të gjithë botën.

Të ngjajshme