Dumoshi: Qendra Kinematografike e Kosovës do të shfaq filma përmes plaftformave të ndryshme

2 Prill, 2020 - 8:05 pm

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me filmbërësit kosovarë, do të shfaq filma me plfatforma të reja pas situatës së krijuar, shkruan KultPlus.com

“Këto prodhime dhe bashkëprodhime kosovare do të transmetohen për publikun gjatë këtyre ditëve dhe javëve të ardhshme”, thuhet ndër të tjera në postimin e saj në Facebook.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të shkojmë në kinema, Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me filmbërësit kosovarë, të cilët i ka mbështetur viteve të fundit, do të sjellin premiera të ndryshme filmike të cilat do të shfaqen në platforma të ndryshme televizive dhe mediume online.
Këto prodhime dhe bashkëprodhime kosovare do të transmetohen për publikun gjatë këtyre ditëve dhe javëve të ardhshme, duke filluar këtë të diel, nga ora 20:30 në KTV, me filmin T’PADASHTUN nga Edon Rizvanolli dhe në ora 21:00, në TV21 filmin NJË TREGIM PRISHTINE të regjisores Burbuqe Berisha.

Ju dëshirojmë shikim të këndshëm”.

Të ngjajshme