‘Dy Luanë drejt Venecias’ nga Jonid Jorgji për Oscars 2022

23 Shtator, 2021 - 11:59 pm

Shqipëria zgjodhi sot filmin “Dy Luanë drejt Venecias”, si kandidaturë për “Oscar”.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila i uroi suksese filmit shqiptar.

Margariti tha se filmi “Dy Luanë drejt Venecias” me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EJF FILM” sh.p.k, do të konkurojë në edicionin e 94-të INTERNATIONAL FEATURE FILM AWARD.

Filmi flet për aventurën e dy kineastëve shqiptarë, rrugës për në festivalin e Venecias, ku takojnë papritur në udhëtimin e tyre dy aktore italiane të filmave për të rritur где где получить займ безработным . Këtu përplasen botëkuptime të ndryshme, që sjellin të papritura. / KultPlus.com

Të ngjajshme