Egjiptianët akuzojnë Netflix për fshirje identitetit të Cleopatrës në dokumentarin për mbretëreshën

29 Prill, 2023 - 10:31 pm

Producentja ekzekutive Jada Pinket Smith, serinë e dokumentarëve kushtuar mbretëreshave më të famshme të kontinentit afrikan. E para nga mbretëreshat e serisë së dokumentarëve “African Queens” është Kleopatra e famshme. Seria katër-episodëshe e dokumentarit “Queen Cleopatra”, publikohet në Netflix më 10 maj.

“Queen Cleopatra” paraqet jetën e kësaj mbretëreshe, kaq të njohur e të fuqishme, po aq të keqkuptuar – një lidere e guximshme që me bukurinë dhe romancat e saj e ka vënë nën hije asetin e saj kryesor – intelegjencën.

Dokuseria “Queen Cleopatra” përpiqet të ndreqë gabimin që ka bërë Hoollywoodi duke e injoruar këtë mbretëreshë madhështore, duke sjellë në jetët e njerëzve të epokës së sotme historitë fascinante të epokës së Kleopatrës.

Ky doku-serial ka nxitur polemika të mëdha Egjipt, pasi egjiptianët po thonë se në këtë vepër, mbretëresha Kleopatra paraqitet si afrikane me ngjyrë, që nuk përket me realitetin, meqë ajo ishte pasardhëse e dinastisë Ptolemeike me prejardhje nga Maqedonia e lashtë.

Një avokat ka paraqitur një ankesë që akuzon Netflix-in, se seriali për “Mbretëreshën Kleopatra” ka bërë shkelje të ligjeve me synimin për të “fshirë identitetin egjiptian”.

Një arkeolog nga Egjipti, këmbënguli se Kleopatra ishte “me lëkurë të çelët, e jo të zezë”. Por producentja ka thënë se “trashëgimia e saj është shumë e debatuar”, ndërkohë aktorja që luan rolin e Kleopatrës, Adele James kritikëve iu tha: “nëse nuk ju pëlqejnë aktorët, mos e shikoni shfaqjen”. Aktorja ka publikuar edhe një postim në Twitter, ku shfaqeshin përmbledhje të komenteve abuzive që përfshinin edhe sharje raciste. Ndërkohë, në Websajtin Tadam, që sjellë informacione nga Netflix-i, është raportuar shkurtimisht se zgjedhja për të luajtur Adel James që është britanike me racë të përzier, është bërë për të paraqitur dilemat shekullore rreth racës së Mbretëreshës Kleopatra./21Media/KultPlus.com

Të ngjajshme