Emma Stone si “Cruella de Vill” në filmin për keqbërësen ikonike

27 Gusht, 2019 - 4:30 pm

Emma Stone na sjell një pamje të re të keqbërëses ikonike Cruella De Vill në filmin e saj të ri të Disneyt të titulluar “Cruella”.

Fituesja e çmimit Oscar do ta ekranizojë hajduten e re të dalmatëve në një edicion goxha punk-rock çfarë nuk kemi mundur ta shohim në filmin legjendar të Disney “101 Dalmatians”.

Ngjarja e filmit është vendosur në vitet 1970, dhe përveç Stone, në film do të shohim edhe Paul Walter Hauser, Joel Fry dhe Emma Thompson. Filmi do të bëjë fjalë për femrën e fiksuar pas palltove, ndërsa në filmin origjinal të vitit 1961, Cruella portretizohet si një grua e moshuar e pasur dhe e llastuar, misioni i së cilës është t’i vjedhë qenushët dalmatë për të bërë pallto të reja.

Megjithatë, në foton e parë, Stone si keqbërësja legjendare është e veshur kokë e këmbë me lëkurë të zezë, në vend të gëzofit, gjë që i ka hutuar shumë fansa të klasikut të Disney.

Siç shpjegoi Stone, filmi u bë në frymën e viteve 1970 kur skena në Londër mbizotërohej nga punk-rock.

“Cruella” do të shfaqet në kinema më 28 maj 2021. /KultPlus.com

Të ngjajshme