Historike, Kosova për herë të parë në Golden Globe me “Exil” të Visar Morinës

4 Janar, 2021 - 11:36 pm

Filmi ‘Exil’ i regjisorit Visar Morina do të prezantohet në edicionin e 78-të të  ‘Golden Globes’, shkruan KultPlus.

Filmi ‘Exil’ në ceremoninë ‘Golden Globes’ konkurron në kategorinë e filmave të huaj.

Exil është një përpjekje për të zgjuar pasiguritë e jetës dhe arsyet e mikroagresioneve. Xhaferi, një kosovar që jeton në Gjermani, gjen një mi të vdekur, të cilin dikush e ka lënë të varur në derën e tij të përparme. I irrituar nga rutina e tij e ashpër në punë, Xhafer mendon dhe përpiqet të zgjidhë misterin dhe arsyet pse dikush do ta bënte atë gjë.
Ai përpiqet ti fajësojë të gjithë; nga politika e zyrës deri tek disa nga qëndrimet e kolegëve të tij, por ai nuk mund të gjejë një arsye. Bashkëshortja e tij mendon se e gjithë kjo duhet të jetë shaka e dikujt.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

‘Exil’-i poashtu sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./ KultPlus.com

Të ngjajshme