Familja Mbretërore britanike mund të padisë Netflix

15 Nëntor, 2021 - 1:00 pm

Familja mbretërore thuhet se mund të padisë Netflix për “The Crown”. Avokatët pretendojnë se familja mbretërore mund ta padisë gjigandin e transmetimit me pretendimin se e kanë paraqitur familjen e tyre në një dritë negative.

“Miqtë e familjes mbretërore kërkuan këshilla ligjore. Këshillat që ata morën do të vlejnë edhe për familjen mbretërore.”, tha një burim për The Sun. Sezoni i pestë po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të publikohet në Nëntorin e ardhshëm.

Një tjetër burim i tha The Sun se seriali i ardhshëm mund të jetë shumë i dëmshëm, veçanërisht pasi shumë njerëz besojnë se shfaqja është një dokumentar dhe jo një dramë.

Të shqetësuar se si do të portretizohen në serinë e pestë të ardhshme, miq të ngushtë të familjes mbretërore thuhet se iu drejtuan firmave ligjore Farrer & Co dhe Harbottle & Lewis. Në foto: Imelda Staunton si Mbretëresha në serialin e ardhshëm./KultPlus.com

Të ngjajshme