Festivali i Filmit Frankofon sonte sjellë “Captain Conan” në Kino ARMATA

7 Nëntor, 2018 - 5:00 pm

Tashmë ka filluar edicioni i 18 –të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Kësisoj, ky festival për tematik sivjet ka Luftën e Parë Botërore e krejt kjo me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Sonte me fillim nga ora 20:00 në kuadër të këtij festival vjen filmi “”Captain Conan” në Kino ARMATA.

Hyrja do të jetë falas ndërsa rikujtojmë se Festival organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë./ KultPlus.com

Të ngjajshme