”Festivali Tradicional i Komedisë” sonte në natën finale të edicionit të saj të 10-të ndau çmimet për shfaqjet pjesëmarrëse

13 Shtator, 2019 - 10:52 pm

Mitrovicë, 13 shtator –  Pesë ditë, pesë shfaqje e mbajtën të provokuar publikun e Mitrovicës nga e hëna e 09 shtatorit deri sonte.

Audienca e Mitrovicës si asnjëherë tjetër ishte pranë teatrit këto ditë të Festivalit Tradicional të Komëdisë “Mitrovica in Fest”. Secila nga shfaqjet konkurente kishte audiencën e saj e cila me shumë vëmendje, dispononim dhe shumë të qeshura përcolli trupat duke filluar në natën e parë me Teatrin e Vlorës, në natën e dytë Teatri i Tetovës , Mitrovica ishte në natën e tretë, nata e katërt e festivalit solli Teatrin e Preshevës ndërkaq natën finale e përmbylli shfaqja nga Gjilani!

Mitrovica in Fest, përvec komedive, takoi gjithë artistët pranë lumit Ibër për të vazhduar me ndejat e gjata nëpër pabet e Mitrovicës që si gjithmonë mirëpresin dhe befasojnë mysafirët me energjinë me pozitive.   

Pas shfaqjes “ Shfaqja që shkon keq” nga regjisori Ilir Bokshi, juria profesionale në përbërje të Burbuqe Berishës, Agim Selimit dhe Hazir Hazirit shpallën edhe emrat e fituesve të edicionit të 10+1 të Mitrovica in Fest.

Çmimet:

Shfaqja më e mirë:  “Shfaqja qe shkoi keq” nga regjisori Ilir Bokshi

Regjia më e mirë: Afeida Boriqi me shfaqjen “Misteri”

Aktori më i mirë protagonist: Artan Islami me shfaqjen “ Sundimi i Gruas”

Aktorja më e mirë protagoniste: Xhejlane Terbunja me shfaqjen “Komedi e Kuqe”

Aktori më i  mirë  joprotagonist: Artan Ibishi me shfaqjen “Misteri”

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Tringa Hasani me shfaqjen “Shfaqja që shkoi keq”

Gjithashtu Festivali nderoj të gjithë pjesmarrësit me mirënjohje!

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja Home, Museum Pub, Missini sëeets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini.C/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme